E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Mësuesit paguajnë më shumë taksa se Berisha

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social “Twitter” në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha në mbledhjen e sotme të qeverisë për rritjen e rrogave të mësuesve.

Duke i cilësuar deklaratat e kryeministrit si përralla, Rama ka theksuar se mësuesit sot paguajnë më shumë taksa.

Mësuesit paguajnë më shumë taksa se kryeministri, blejnë më pak se më parë dhe dëgjojnë përralla që s`kanë lidhje me realitetin e jetës së tyre” ka theksuar Rama.


Ai ka shtuar se programi i ri i PS-së do të ulë taksat ndërsa korrupsionin e paaftësinë e zëvendëson me transparencën e meritën dhe arsimin shqiptar e bën europian.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›