E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uithers: Ina Rama, nën presione politike

Tiranë, 8 mars, NOA Kryeprokurorja Ina Rama gjatë punës së saj është ndeshur me presione politike nga të dyja kahet.

Një gjë të tillë e ka deklaruar ambasadori amerikan, John Uithers, gjatë një takimi në prokurorinë e Tiranës, në të cilin ka marrë në konsideratë punën e kryer nga kryetarja e Prokurorisë së Përgjithshme.

Ina Rama është ndeshur me presione politike dhe me kritika edhe pse ka bërë detyrën e saj, ka thënë përfaqësuesi i rëndësishëm i trupit diplomatik në Tiranë.

Konkretisht, ai ka përmendur pengesat që i janë shfaqur Ramës lidhur me imunitetin, duke i cilësuar pengesat në tërësi të shfaqura në punën e saj nga politika, me qëllim për të anuar nga ana tjetër.

Puna e prokurorit, nuk është e lehtë në asnjë vend dhe Ina Rama ka treguar se ka punuar me përkushtim, ka thënë ndër të tjera Uithers.

Më tej, ai cilësoi se kufta kundër korrupsionit është e vështirë, pasi pas tij fshihen paratë dhe kriminelët.

Kjo nuk është hera e parë që ambasadori amerikan e merr në mbrojtje punën e kryeprokurores Ina Rama, madje në një cilësim të hershëm ai e ka quajtur edhe Silvia Konti shqiptare.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›