E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shau policin rrugor, arrestohet

Tiranë, 8 mars, NOA Toni i ashpër dhe kërcënimet ndaj punonjësit të policisë rrugore, i kanë kushtuar një 22 vjeçari nga kryeqyteti arrestimin dhe nisjen e ndjekjes penale ndaj tij. Lajmi bëhet i ditur nga policia e Tiranës, sipas të cilës, Rades Musa ka fyer dhe kërcënuar verbalisht një punonjës të policisë rrugore.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në rrugën, Sami Frashëri dhe arrestimi i 22 vjeçarit është bërë specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit. Sipas njoftimit të policisë, ky shtetas dyshohet se në rrugën Sami Frashri , ka kundërshtuar dhe fyer, për shkak të detyrës, një punonjës të Qarkullimit Rrugorë. Materialet në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë , për veprën penale të parashikuar nga nenet 236/1 dhe 239 i Kodit Penal.

m.xh/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›