E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset në Rinas, i dënuari për drogë

Durrës-Ishte i denuar nga Apeli, por kishte mundur ti fshihej policisë për katër vjet. Mbrëmë u arrestua në Rinas, 54-vjeçari nga Durrësi, i cili ishte i dënuar për transport të lëndëve narkotike.

Shtetasi Eqerem Dashi ishte shpallur në kërik nga policia e Durrësit, pasi ishte dënaur në mungesë nga Gjykata e Apelit në dhjetor të vitit 2004. Vendimi i kësaj gjykate për 54-vjeçarin ishte 1 vit heqje lirie. Për katër vjet rresht ai ishte fshehur jashtë shtetit, deri mbrëmjen e djeshme kur kontrollorët e policisë së kufirit në Rinas e ndaluan dhe e dorëzuan tek policia e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›