E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, studentët protestues pushtojnë Akropolin

Athine-Studentët grekë hynë sot me forcë ne godinën e Akropolit. Kanë vijuar edhe sot protestat e të rinjve në kryeqytetin grek, Athine. Ata kanë zgjedhur për të protestuar në godinën simbol të demokracisë dhe lashtësisë.

Policia njoftoi se pasi dhunuan rojet, të rinjtë hynë në ndërtesë me banderolat ku shkruhej, “Rezistence në Akropoli”. Mediat greke e krahasojnë veprimin e sotëm me uljen e flamurit nazist në Luftën e Dytë Botërore. Situata në kryeqytet vazhdon të jetë e tensionuar.

Ndërkaq, një grup prej 50 të rinjsh greke pushtuan po sot Bashkinë e Janinës. Në të njëjtin qytet që prej mbrëmjes së djeshme janë pushtuar edhe radioja dhe qendra kulturore.

Protestat në Greqi hynë në ditën e 11. Të rinjtë nuk protestojnë vetëm ndaj vrasjes së adoleshentit Aleksandros Grigoropulos, më 6 dhjetor, por edhe për të kërkuar ndryshimin rrënjësor të sistemit arsimor në vend.

Sipas burimeve nga komiteti koordinues i protestave, 600 shkolla në të gjithë Greqinë ndodhen nën pushtimin e nxënësve, sikurse dhe shumica e shkollave të larta.

Në mjaft shkolla të tjera, nxënësit vazhdojnë bojkotimin e mësimeve për t'u takuar me bashkëmoshatarë të tjerë në sheshet e protestave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›