E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohen 200 kg kokaine ne Gjirokaster

Nje sasi prej 200 kg kokaine e fshehur ne bidone vaji palmash eshte sekuestruar ne Gjirokaster. Aksioni i prokurorise se krimeve te renda ne bashkepunim dhe me policine e shtetit arriten te zbulojne lenden narkotike te fshehur ne dy kamione me targa te Kukesit.

Ne njoftimin e prokurorise se pergjithshme behet me dije se sasia e kokaines e cila eshte dhe me emadhja e sekustruar ndonjehere ne shqiperi kishte nje itinerar te gjate me konkretisht Kolumbi- Spanjë- Belgjikë- Austri- Slloveni- Kroaci_-Serbi- Maqedoni- per te mberritur si destinacioni final ne  Shqipëri.Sipas prokurorise ne kete operacion janë shoqëruar disa persona të dyshuar, ndër të cilët edhe dy shtetas maqedonas, si dhe shtetasi shqiptar Dh. H. Ne njoftim thuhet se po vijon puna për zbulimin dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të këtij rrjeti kriminal.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›