Nipi i Stalinit, humbet gjyqin ndaj një gazete
Nipi i Josif Stalinit, është bërë një personazh mediatik së fundmi, pas zhvillimit të një seance gjyqësore gjatë së cilës ai pretendonte se një gazetë ruse kishte shpifur dhe sajuar të paqëna kundër ish dikatorit sovietik. Por gjykata ruse duket se nuk e ka përkrahur dhe nuk i ka dhënë të drejtë Yevgeny Dzhugazhvili, i cili kishte ngritur padi ndaj gazetës liberale "Novaya Gazeta", për shpifje kunder Stalinit. Sipas nipit të këtij të fundit, në një artikull të botuar në këtë gazetë, thuhej se Stalini kishte urdhëruar personalisht vdekjen e shtetasve sovietikë. Vendimi i gjykatës është një fitore e rrallë për liberalët në betejën mbi trashëgiminë e Stalinit. Gjatë viteve të fundit, Kremlini i ka shmangur kritikat ndaj ish udhëheqësit dhe ka kërkuar që të përqëndrohet në arritjet e tij në kthimin e Bashkimit Sovjetik në një superfuqi. Mbështesit e gazetë liberale, "Novaya Gazeta", e mirëpritën vendimin e gjykatës, duke thënë se e vërteta historike kishte triumfuar mbi përpjekjet për të mbuluar trashëgiminë e përgjakshme të Stalinit. Ata e kanë quajtur këtë një fitore të rëndësishme për lirinë e shprehjes dhe të mendimit. Ndërkaq avokatët e Jevgen Dzughashvili thonë se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre, duke pretenduar të pastrojnë emrin e Stalinit. Një turme e vogël njerezish u mblodhën në korridoret e gjyakatës moskovite, gjatë kohës që zhvillohej seanca gjyqësore. Dzhugashvili thotë se gjyshi i tij, Stalini, kurrë nuk ka urdhëruar vrasjen e sovietikëve.