Ujërat vërshojnë qendrën

Në qendër të kryeqytetit, tash e dy muaj banorët dhe bizneset që gjenden në rrugën “Qamil Hoxha”, janë të shqetësuar nja rrjedhja e ujit qe del nga një pusetë.
Mirëmbajtja e kanalizimeve është nën kompetencën e Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” SH.A. Që kjo kompani të ndërhyje në riparimin e kanalizimeve dhe rrjetit të ujit pretë denoncimin e problemeve nga vetë qytetarëve në zyrat e tyre. Por, këtë nuk e dinë qytetarët. Ata adresojnë kritika në drejtim të Komunës së Prishtinës.
“Qe ku e ke Komunën e Prishtinës, as 200 metra larg, po s’del kush me e ndreq. Mos me u rregullu ky problem në vendin më të frekuentuar në Kosovë, kjo bënë vaki veç tek ne. Kur bie shi, rrjedh tërë ditën si fontanë, kur del dielli i vjen era e keqe, por prapë rrjedh. Unë pi kafe çdo ditë në këto kafenetë këtu, edhe po shoh plotë fëmijë që po kalojnë e luajnë këndej, epidemia nuk shpërthen ndryshe”, thotë Shkelzeni, teksa dilte nga një kafene.
E, në komunën e Prishtinës, thonë se kanalizimet janë nën kompetencën e Ujësjellësit.
“Pyete Ujësjellësin se është kompetencë e tyre, si pastrimi i kanalizimeve ashtu edhe mirëmbajtja e tyre”, tha Asdren Osaj, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.
Në Ujsjellësin Rajonal – Prishtina, deri më tash lidhur më këtë problem nuk ka marr asnjë telefonat nga qytetarët, por thonë se më herët kanë intervenuar në këtë rrugë.
“Ekipet e mirëmbajtjes se rrjetit te kanalizimit, çdo dite pune intervenojnë nëpër te gjitha zonat e shërbimit ne zhbllokimin e kanalizimeve, diku prej 5-10 raste, ku pothuajse te gjitha përfundojnë me sukses. Edhe ditën e sotme, ekipet janë ne teren, te fokusuara ne Prishtine dhe ne qytetin e Obliqit, aty ku na kane lajmëruar qytetaret përmes numrave tanë te telefonit, te cilët tashme janë publik dhe te hapur për qytetare 24h pandërprere.
Ne rastin ne fjale, 2 muajt e fundit ne nuk kemi marre asnjë thirrje nga qytetaret qe te intervenojmë. Por, është shume e vërtete, qe ne para 2 muajve shume shpesh kemi intervenuar ne këtë rruge, për shkak te mbylljes se shpeshte te këtij kanalizimi”, tha për Indeksonline, Arieta Mjeku Azizi, zëdhënëse e KUR"Prishtina".
Sa i përket këtij rasti, zëdhënësja Mjeku-Azizi, thotë se sapo ka lajmëruar organet kompetente, dhe se ekipet e mirëmbajtjes se rrjetit te kanalizimit, nesër në mëngjes do dalin ne teren, për te sanuar gjendjen.
Megjithëkëtë, pas pak kohë Mjeku -Azizi ka lajmëruar së behët fjalë për një rrjedh të ujit të pijshëm.
“Ekipet e mirëmbajtjes se rrjetit te kanalizimit, para 30 minutave ishin ne teren për te verifikuar gjendjen, ne rrugën "Qamil Hoxha" ne afërsi te BSPK-se. Ai ujë qe po del ne atë rruge, nuk qenka tashme kanalizim apo ujera te zeza, po qenka ujë i pijshëm. Ekipet e mirëmbajtjes se rrjetit te ujit te pijshëm, e morën rastin, dhe ata do dalin nesër ose pasnesër, për te detektuar rrjedhjen, e me pas te intervenojnë”, tha Mjeku -Azizi. /Indeksonline/