E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paradoksi, nxenesit e zbatojne urdhrin

Edhe para se ministri i Arsimit te firmoste nje urdher per mbajtjen e uniformave nga ana e nxenesve, disa shkolla e kishin iniciuar vete nje rregullore te tille. E para ishte shkolla Ismail Qemali, e cila kishte ne hapat e perfundimit rregulloren per pajisjen e nxenesve me uniforma. Pergjithesisht urdhri i dale nga MASH, u perqafua nga nxenesit porse pati edhe kundershtare. Domosdoshmeria per nje urdher te tille erdhi nisur nga ekstravaganca ne veshje sidomos e gjimnazisteve. Veshje me minifunde per vajzat dhe pantallona te shkurtra per djemte pati efektet e saj problematike. Madje per te shmangur keto efekte disa prej shkollave paralajmeruan skualifikim nga provimet e Matures Shteterore per te gjithe maturantet qe visheshin ne menyre ekstravagante. Dy vit pas daljes se udhezimit per nxenesit, pergjithesisht uniforma mbahet, por ka edhe raste kur ajo neglizhohet qellimisht. Gjithsesi, urdhri per mbajtjen e uniformave edhe nga stafi mesimdhenes dhe personeli i sherbimit synon te rrise masen e disiplinimit te shkollave parauniversitare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›