E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiken furrat e Ferrokromit

Burrel- Prej disa muajsh Uzina e Ferrokromit ne Burrel eshte zhytur ne agoni te plote. Kjo eshte nje nder ndermarrjet prodhuese nga me te medhate ne vend, e marre me koncension sipas nje akt-marreveshje te miratuar ne parlamentin shqiptar, per 30 vite ,nga kompania italiane "D'Arfo" dhe tashme e nenkontraktuar nga "Ital-Crom", me drejtues Mario Apoloni.

Me perjashtim te rojeve, askend nuk mund te shohesh ne mjediset e uzines. Askush nuk mund te shtyhet me tej, se deri tek porta kryesore, ku shkruhet ne nje tabele UFK BURREL. Rojet e nje firme private kane urdher te prere per te mos lejuar njeri te futet brenda ne mjediset e uzines, edhe pse ajo hesht prej disa muajsh. Rreth 120 punetoret metalurge dhe administrata qe ka uzina, jane shperndare gjithandej.

Punetoret shprehen se uzina nuk ka pesuar ndonje ndryshim te madh qe prej kohes qe eshte dhene me koncension per kompanine italiane. Me teknologjine aktuale perpunohet te pakten rreth 3000 ton mineral kromi ne muaj, i cili nxirret ne minieren e Bulqizes, miniere te cilen e administron nje kompani ruso-austriake, apo miniera te tjera me te vogla te ketij rajoni krommbajtes.

Edhe pse ne muajin nentor te vitit te kaluar, kur u perurua investimi ne nje furre nga vete ministri i Ekonomise, Genc Ruli dhe qe rriti shpresat e metalurgeve se puna do te ishte e vijueshme per ta, e gjithe kjo "parade" nuk zgjati shume. Pikerisht me 1 gusht te ketij viti, uzina u mbyll serish, madje sipas metalurgeve, vete nenkontraktorit italian, nuk i gjendet adresa, nese eshte ne Shqiperi apo ne Itali. Punetoret dhe drejtues te administrates ne Burrel, e kane kerkuar ne Tirane, por askund nuk gjendet. Po keshtu informacion nuk disponon ministria apo dikastere te tjera. Nuk dihen arsyet e ketij largimi te mistershem, kur uzina dhe punetoret jane lene te papune, por mesohet se kompania nenkontraktore ka pasur detyrime te ndryshme. Behet e ditur se detyrimet jane ne ndermarrjet e Ujesjellesit dhe KESH-it per ujin dhe energjine e harxhuar, por te papaguar, ashtu si dhe detyrime te tjera.

Sindikalistet kane paralajmeruar nisjen e protestave, pasi askush nuk po u jep shpjegim nese uzina do te vihet ne pune apo jo, ndaj i kerkojne ministrit Ruli te nderhyje per te sjelle pronarin e kompanise qe te vije te rrefeje te verteten e kesaj mbyllje te uzines, permes se ciles ata mbajne familjet me buke.

Ankesat e deputeteve per minierat

Hapjet dhe mbylljet e kesaj uzine kane qene shpesh here dhe objekt debatesh ne parlament, te inicuara nga deputeti i zones, Qemal Minxhozi, i cili ka kerkuar prej kohesh qe problemi i kesaj uzine te madhe duhet te shihet ne kompleks me zgjidhjet qe duhet te jepen edhe per minieren e kromit Bulqize dhe te sektoreve te tjere ne pellgun mineralmbajtes Mat-Bulqize. Ai ka kerkuar qe te rivihet sa me shpejt ne pune kjo uzine.

Numri i punetoreve, ne zbritje

Metalurget vazhdimisht kane kerkuar qe te dine per fatin dhe ecurine e kesaj uzine, ne te cilen kane qene te punesuar rreth 600 vete dhe qe vit pas viti ne vend te kishte shtim te investimeve dhe te punesuarve, numri i tyre ka ardhur gjithnje ne zbritje, edhe pse kuotimi ne bursen nderkombetare i kromit eshte tejet i larte. Dhe ketu nuk behet fjale vetem per 120 punetore qe jane te lidhur pas uzines, por dhe te mbi 500 punonjes te tjere qe punojne ne miniera apo sektore te tjere. Por megjithe keto shqetesime, nuk ka nje nderhyrje vendimtare nga shteti shqiptar me kompanite kontraktuese qe e kane marre uzinen me koncension, per te shpjeguar sa dhe si u pergjigjen pikave te marreveshjes se nenshkruar ne mes paleve. Jo pak here deputete te ndryshem kane kerkuar qe kushdo kompani e huaj qe eshte koncensinuar per mineralet ne Shqiperi, por qe nuk i permbushin detyrimet, t'u hiqet koncensioni.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›