Ujësjlellësat, Rama: qytetarët peng i demagogjisë së qeverisë
Kryetari i Bashkisë Edi Rama ka vizituar një familje që banon në rrugën “Komuna e Parisit“ dhe është njohur nga afër me situatën problematike të furnizimit me ujë të kësaj zone. Rama tha se deklaratat e qeverise se ujësjellësat janë veçse një demagogji.
TIRANE- Kryebashkiaku Rama ka drekuar në familjen qytetare të Sadat Bekteshit, një familje e ardhur nga Tepelena dhe e vendosur në zonën e “Komunës së Parisit”, në Njësinë Bashkiake Nr.5. Familjarët, ndërsa shprehën kënaqësinë për vizitën e Kryebashkiakut i paraqitën atij shqetësimin për problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë zonën
Ndërkohë kreu i Bashkisë Rama tha se problemet me ujin vijnë për shkak të mungesës së investimeve në këtë drejtim dhe ndërtimeve kaotike në kodrën e Selitës që kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrjet.
“Kjo zonë ka probleme me ujin sepse nuk janë bërë investime në ujësjellës, për t’iu përgjigjur gjithë këtij zgjerimi që ka zona dhe këtu nuk është problemi thjesht i atyre ndërtimeve që janë në administrim të Bashkisë por të gjithë ndërtimeve lart në Kodër që nuk janë ndërtime me autorizim të Bashkisë por me autorizimin e komunave që japin autorizim për ndërtim dhe pastaj të gjithë qytetarët kërkojnë ujin nga kryeqyteti dhe problemi është që nuk ka pasur investime të rëndësishme në ujësjellës”, u shpreh Rama.
Rama akuzoi qeverinë se gjithçka thotë për administrimin e ujësjellësve nga pushteti vendor është veçse një demagogji. Bashkia- tha Rama, për shkak të kësaj papërgjegjshmërie as nuk mund të administrojë dot sistemin, as të bëjë investime dhe as të mbajë përgjegjësi para qytetarëve, kurse këta të fundit mbeten peng dhe trajtohen si ping-pong mes institucioneve. (a.r/news24/balkanweb)