E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis pajisja e shkollave me laboratorë virtualë

Ka filluar sot shpërndarja e 2 mijë laboratorëve virtualë në shkollat e arsimit parauniversitar në kuadër të programit “Cilësi dhe barazi në arsim”. 360 laboratorët e parë virtuale, janë shpërndarë në kryeqytet. 

TIRANE- Ka filluar sot zbatimi i fazës së shpërndarjes së 2 mijë laboratorëve virtualë në shkollat e arsimit parauniversitar në kuadër të programit “Cilësi dhe barazi në arsim”. Shpërndarja nisi sot në shkollat e kryeqytetit me 360 laboratorë virtuale. Këto laboratorë përfshijnë një laptop, një videoprojektor dhe një CD që përmban module multimediale demostruese për një pjesë të kurrikulave të arsimit parauniversitar. Pajisja e shkollave me këta laboratorë është një nga aktivitetet kryesore për tu zbatuar në lidhje me përfshirjen dhe përmiresimin e vazhdueshëm të teknologjisë së informacionit në arsim. Krahas pajisjes me laboratorë, njëkohësisht po realizohet trajnimi i mësuesve në perdorimin e pajisjeve elektronike gjatë procesit të mësimdhënies. Nga ky projekt do të përfitojne 1081 shkolla në të gjithë vendin.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›