E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji i Bunës izolon qytetin e Shkodrës

 SHKODER/ RITVAN DIBRABanorët e Shkodrës izolohen me pjesën tjetër të vendit pas bllokimit nga uji të rrugës nacionale. Veturat e në orët e mbrëmjes edhe fuoristradat janë ndaluar të hyjnë në qytet nga rruga kryesore, pasi Buna e kishte rrëmbyer dhe atë me furi. Mjetet lejoheshin të qarkullonin vetëm nga rruga e Mjedës. Lumi ka përfshirë dje dhe lagjet e banuara në hyrje të Shkodrës, duke marrë para shtëpi dhe lokale. Banorët janë evakuuar me shpejtësi. Gjatë ditës së djeshme, e gjithë Shkodra ka qenë në panik. Persona të ndryshëm, nisur nga situata alarmante e fryrjes së Bunës e Drinit dhe përmbytja e periferisë kanë shpërndarë informacion se uji do të hyjë e të mbulojë qytetin mbarë. Me urgjencë ka reaguar kryebashkiaku Lorenc Luka e më pas dhe rektori i universitetit Politeknik të Tiranës, i nisur me shpejtësi drejt Shkodrës bashkë me specialistë. "Situata në Shkodër është plotësisht nën kontroll. Qyteti i Shkodrës nuk rrezikohet. Këtë e themi me përgjegjësi të plotë. Kemi bërë analiza të ujit të pijshëm dhe çdo gjë është në rregull, brenda të gjitha parametrave. Po kështu nuk do të ketë ndërprerje të furnizimit me energji elektrike", pohoi Luka. Pak kohë më vonë, vetë ministri Basha deklaroi se policia ka marrë urdhër të hetojë mbi personat që përhapin panik të pabazë. Por, ndërkohë, lagjet "Bahçallëk", "Ajasëm" dhe banesat në zonën informale në brigjet e liqenit ishin përfshirë nga uji. "Aktualisht Drini, Buna e liqeni janë bërë një", shprehu situatën kryetarja e parlamentit, Topalli. Vetëm në qytet u numëruan dje 320 shtëpi të përmbytura, ndërsa në të gjithë qarkun 2080 shtëpi e 9150 hektarë tokë. Ndërgjegjësimi i banorëve, pas alarmit të dhënë ka bërë që nga fshatrat e përmbytur të evakuohen pjesa më e madhe e tyre. Sipas të dhënave të shtabit të emergjencës janë larguar 3407 persona, të gjithë fëmijët, gratë e të moshuarit, ndërsa kanë qëndruar kryesisht kryefamiljarët. Ata janë vendosur në katet e larta të shtëpive të tyre, duke mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjet e shpërngulura. Shtimi i nivelit të ujit në zonën e Dajçit ka detyruar shfrytëzimin e helikopterëve të ushtrisë dhe në disa raste kamionët e varkat. Postblloqe të ushtrisë dhe të policisë janë stacionuar në zonat problematike, duke mos lejuar askënd të hyjë brenda komunës, mes tyre dhe deputetë të PS-së, pasi gjithkush sipas kryepolicit Hysni Burgaj rrezikon jetën. Pothuajse të gjithë banorët e kësaj zone janë zhvendosur tek të afërmit e tyre, duke mos u strehuar në ambientet e siguruara nga Bashkia e Shkodrës. Në zonat e përmbytura janë shpërndarë ndihma ushqimore, mes tyre dhe ushqime dhe ujë të ambalazhuar, pasi ai konsiderohet i ndotur.Të dhënat e përmbytjesBashkia Shkodër    • 230 hektarë tokë të përmbytur• 83 persona të evakuuar• 320 shtëpi të përmbyturaKomuna Dajç• 2 mijë hektarë të përmbytura• 2 mijë persona të evakuuar• 1187 shtëpi të përmbyturaKomuna Ana Malit    • 1170 hektarë të përmbytura• 200 persona të evakuuar• 170 shtëpi të përmbyturaKomuna Velipojë• 2 mijë hektarë të përmbytura• 25 persona të evakuuar• 50 shtëpi të përmbyturaKomuna Bërdicë• 1700 hektarë të përmbytura• 350 persona të evakuuar• 65 shtëpi të përmbyturaKomuna Guri Zi• 250 hektarë të përmbytura• 689 persona të evakuuar• 200 shtëpi të përmbyturaKomuna Bushat• 1300 hektarë të përmbytura• 50 persona të evakuuar• 80 shtëpi të përmbyturaKomuna Qendër, M.Madhe• 500 hektarë të përmbytura• 10 persona të evakuuar• 8 shtëpi të përmbyturaGjithsej 9150 hektarë dhe 2080 shtëpi të përmbytja. Të evakuuar 3407 persona

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›