E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Vali Bizhga, Drejtorja e Kabinetit të kryeministrit

vali bizhgaPërmes rrjetit social Facebook, kryeministri i zgjedhur, Edi Rama prezantoi, Vali Bizhgën në postin e Drejtores së Kabinetit të kryeministrit. Është kënaqësi dhe nder t’ju prezantoj Drejtoren e Kabinetit tim në kryeministri, Vali Bizhgën. Me Valin kemi punuar krah për krah për shumë vite në Bashkinë e Tiranës, ku kam pasur privilegjin ta kem zëvendësen time dhe më pas Drejtore të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë. Por kemi ndarë së bashku edhe përpjekjet dhe emocionet e disa fushatave, ku Vali ka luajtur prapa kuintave rolin kyç të Drejtorit Ekzekutiv të fushatës. Një betejë më e rëndësishme për të, ajo me një kancer të shfaqur befas në formë agresive, e shkëputi lidhjen tonë të punës për aq sa kohë iu desh Valit ta fitonte betejën më të vështirë të jetës së vet. Tashmë, ajo është rikthyer në fushën e kahershme të përpjekjes sonë të përbashkët për të bërë punë të mira për vendin e njerëzit, e do të mbulojë me profesionalizmin, pastërtinë dhe përkushtimin e saj të posaçëm në komunikimin me njerëzit, një detyrë ku pa asnjë dyshim do vendosë një standard të ri, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›