E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama mbledh qeverinë në Vlorë, zbardhet tematika e takimit

edi ramaKryeministri i zgjedhur, Edi Rama, do të zhvillojë të mërkurën në Vlorë mbledhjen e parë me kabinetin e ri qeveritar. Edhe pse nuk ka pasur një njoftim zyrtar për temën e kësaj mbledhjeje burme brenga Partisë Socialiste bëjnë me dije se në të do të diskutohet për programin specifik për secilin dikaster, strukturat, si dhe për programin e 300 ditëve të para, të hartuar nga grupi i punës PS-LSI. Mbledhja do të zhvillohet për dy ditë me radhë ndërsa pritet që ky të jetë edhe momenti kur qeveria e re të zyrtarizojë edhe prioritetet e saj.

Prioritetet

Rivendosja e rendit, menaxhimi i territorit dhe i vijës bregdetare, por edhe stabiliteti ekonomik, pritet të jenë tre pikat thelbësore ku dhe do të përqëndrohet programi qeverisës i 100 ditëve të para. Në ditën e parë të mbledhjes pritet të zhvillohen diskutime rreth programit të përbashkët të grupit të punës PS- LSI i drejtuar nga Ilir Beqja dhe Edmond Haxhinasto. Sipas burimeve, programi i hartuar nga ky grup pune, nuk është i specifikuar për secilin prioritet. Ky grup pune do të japë edhe udhëzimet për hartimin e strategjisë për secilën ministri. Më pas do të jenë ministrat dhe stafet e tyre ata që do të detajojnë strategjinë duke e kthyer atë në një program të veçantë të bazuar në specifiken e dikasterit përkatës. Secila ministri është e detyruar t’i përmbahet programit 300 ditësh të hartuar nga grupi i punës, që do të thotë t’i përmbahet programit politik të dy partive të koalicionit. Ministrat e rinj kanë pasur rreth dy javë kohë në dispozicion për të punuar në vija të përgjithshme më këtë program minimal dhe në mbledhjen e Vlorës pritet që secili prej tyre të paraqitet me një draft program.

Dita e dytë

Në ditën e dytë të mbledhjes pritet të diskutohet rreth mënyrës së organizimit të secilit dikaster, jo vetëm ministri, por edhe agjenci të tjera siç është ajo e menaxhimit të bregdetit, të legalizimeve e të tjera të kësaj natyre të shpallura nga kryeministri Rama, gjatë fushatës elektorale dhe pas saj. Në mbledhjen e Vlorës pritet të diskutohet edhe për çështje të tjera që kanë të bëjë me mirëqeverisjen, me modelin që kanë premtuar Rama e Meta se do të aplikojnë në qeverisjen e katër viteve  të ardhshme. Asistenca britanike pritet të jetë një ndër pikat e këtij diskutimi. Grupi i ekspertëve britanik, të cilët prej kohësh kanë nisur punën në ndihmë të ekipit të ri qeverisës, përmban detaje që lidhen jo vetëm me prioritet kyçe të qeverisjes, por edhe me metodat që do të aplikohen gjatë qeverisjeje katërvjeçare, 2013-2017.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›