E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji i ngrohte, eshte me mire se i ftohti per djegiet

Ekspozimi afatgjate i djegies ne uje te ftohte, e ul per se tepermi temperaturen e lekures, per c’arsye indi demtohet edhe me shume, dhe pas nje minute lekura duhet te trajtohet me uje te nxehte. Leshimi i ujit te ftohte nga rubineti neper djegiet e vogla eshte menyre pergjithesisht e njohur e trajtimit te djegieve, por shkencetaret zvicerane pohojne qe eshte me mire te bejme te kunderten dhe ta leshojme ujin e nxehte ne pjesen e djegur, shkruan “Fox News”. Studimi i Spitalit Universitar Basel ka treguar qe uji i nxehte redukton demtimin e indit dhe ndihmon ne krijimin e qarkullimit normal ne pjeset e djegura. Pas induksionit te djegieve, brenda 24 oreve nga lendimi te djegiet identike qe jane trajtuar me uje te nxehte indi eshte demtuar edhe me pak, ndersa lendimet kane qene me siperfaqesore. “Edhe pse uji i ftohte ndihmon ne reduktimin e ndjenjes se dhimbjes, sepse ftoh lekuren dhe mbaresat nervore, pas 20 minutash rezulton me dhimbje, sepse ka zvogeluar temperaturen e lekures ne temperature shume te ulet”, – ka thene Reto Wettstein, udheheqes i studimit. Ai sugjeron qe menjehere pas djegies te leshohet uji i ftohte ne ind, por vetem nje minute dhe pastaj te ndryshohet ne uje te nxehte per t’u nxitur qarkullimi. Kur flitet per uje te nxehte mendohet per ujin ne temperaturen prej 20 deri 30 grade celsius.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›