Zbulohet antitrupi, qe vret cdo forme te tumorit
Hulumtuesit e Universitetit “Stanford” ne Kaliforni kane zbuluar ilacin, i cili “ka vrare” apo zvogeluar secilen forme te tumorit, kunder te cilit eshte perdorur. Ky ilac bllokon proteinen e quajtur CD47, te cilin qelizat kancerogjene e prodhon ne sasi te medha per te “mashtruar” sistemin imun te organizimit. Shkencetaret krijuan antitrupin qe bllokon proteinen CD47, duke e detyruar ne kete menyre qe sistemi imun te sulmoje qelizat e kancerit. “Kemi treguar se madje edhe kur tumori forcohet, antitrupi mund ta sheroje tumorin apo ta ngadalesoje rritjen e tij dhe te pengoje metastazat”, tha biologu Irving Vajsman nga Fakulteti i Mjekesise se Universitetit te Stanfordit. Ilaci u deshmua efikas kunder disa llojeve te tumoreve qe u ishin injektuar minjve, duke perfshire edhe tumorin e gjirit, vezoreve, zorres se trashe, melcise, trurit, prostates dhe fshikezes. Ne te gjitha rastet antitrupi arriti te stimuloje sistemin imun te minjve per te shkaterruar qelizat e kancerit. “Ky eshte trajtimi i pare me antitrupa, i cili u deshmua efikas kunder nje numri te madh te tumoreve te ngurte dhe reaksionet jane vertete fantastike, keshtu qe do te vazhdohet me kerkime klinike gjate dy vjeteve te ardhshem”, thuhet ne ueb faqen e Universitetit Stanford. Rezultatet e hulumtimit jane publikuar para pak ditesh faqen e Akademise Nacionale te Shkencave.