E Diel, 1 Nëntor 2026

Abazaj: QSUT gjysma e mjekeve pa licence Eljona Ballhysa

Ne institucionet publike ne vend vazhdojne te punojne mjeke te cilet nuk jane te pajisur me licencen e cila u jep atyre te drejten e ushtrimit te profesionit. Ky eshte alarmi qe ngreh Urdhri i Mjekut i cili thekson se afati i licencimit te bluzave te bardha per te ushtruar profesionin ka dy vjet qe ka perfunduar, por te pakten gjysma e atyre qe punojne ne QSUT nuk e kane marre kete dokument. Ndersa fajeson drejtoret e institucioneve, qe mbajne ne pune mjeke pa licence, presidenti i Urdhrit te Mjekut, Din Abazaj thote qe jane detyruar ta shtyjne kete proces. Ai thekson se mjeket e palicencuar nuk mund te kontrollohen per cilesine e punes dhe eshte e veshtire te penalizohen nese gabojne kundrejt pacienteve. “Nje papergjegjshmeri dhe nje neglizhence e paimagjinueshme nga shume drejtues te institucioneve shendetesore, vecanerisht, te Qendres Spitalore Universitare Tirane, te cilet nuk njohin dhe nuk duan te dine per ligje dhe per urdhra ministrash. Nuk duan te dine se ne institucionin qe drejtohet prej tyre nuk mund te kete cilesi pa standarde ne ushtrimin e profesionit. Vleresimi i standardeve profesionale, pra i cilesise, lidhet ngushte me procesin e licencimit, qe eshte masa e fundit ne kuadrin e plotesimit te kompetences dhe performances profesionale te cdo mjeku dhe i dhenies apo heqjes se licences se tij",-thote Abazaj. Sipas tij, urdhri me i fundit i Ministrise se Shendetesise dhe Urdhrit te Mejkut parashikonte qe data 1 mars te ishte afati i fundit qe mjeket te pajiseshin me licence por tashme u duhet qe serisht ky afat te shtyhet pasi numri i te regjistruarve eshte shume i ulet ne krahasim me numrin e punonjesve te cilet nuk jane te licencuar. Nderkohe sa u perket institucioneve private, rezultojne se te gjithe mjeket jane te pajisur me licence pasi ajo eshte nje nga kushtet kryesore te punesimit. Ky problem u ngrit gjate mbledhjes se Keshillit Kombetar te Urdhrit te Mjekut. Abazaj ndali dhe forcimin e marredhenieve mes institucionit, qe ai drejton me Institutin e Sigurimeve dhe Kujdesit Shendetesor duke thene se do te punohet, qe te ndalohen aferat korruptive mes mjekeve dhe farmacisteve ne lidhje me recetat e ribursueshme. Sipas tij, ilacet falas te shkojne vetem te pensionistet, femijet apo dhe ne shtresat e tjera, qe parashikon ligji.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›