E Shtunë, 31 Tetor 2026

Histori spiunazhi ne Millenium

Evelyn Salt eshte nje agjente e sherbimit sekret amerikan CIA qe respektohet nga te gjithe koleget e saj deri ne momentin kur lindin dyshimet se ajo jep informacion edhe ne kampin kundershtar ate rus. Jemi ne vitet e Luftes se Ftohte.


Mbi kete histori ngrihet filmi aksion-thriller Salt 2010 me regji te Phillip Noyce dhe skenar te Brian Helgeland dhe Kurt Wimmer. Fillon te shfaqet sot ne kinema Millenium.
Rolin e spiunes se dyfishte e luan aktorja Angeline Jolie e cila ka perkrah aktoret Liev Schreiber dhe Chiwetel Ejiofor. Per nje ore e gjysme Jolie shihet te beje karate te hidhet nga nje makine ne tjetren te vrapoje dhe te realizoje skena te veshtira.


Roli i Evelyn Salt te kujton te tjera protagoniste te filmave aksion te realizuara nga Jolie ne filmin Zoti dhe Zonja Smith MrMrs Smith 2005 me regji te Doug Liman ku ajo interpreton ne krah te Brad Pitt para se te behej bashkeshortja e tij dhe ne filmin Tomb Raider 2001 me regji te Simon West.


Aktorja eshte propozuar per rolin e Sault pas refuzimit te aktorit Tom Cruise qe nuk e pranoi rolin per arsye se iu duk i ngjashem me ate te Ethan Hunt protagonistin e filmit Mission Impossible. Cruise e ka interpretuar ne vitin 1996.
j. p


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›