E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Uji, mos paguani pa fature"

"Mos paguani nese nuk keni fature". Ky eshte urdhri i dhene nga vete drejtori i Ujesjellesit Ferdinand Petrela, pas konstatimit se ne te gjithe Tiranen prej muajsh plotesohen fatura abuzive pa pare sahatin.

Urdhri

Pas ankesave te banoreve se ne faturat e tyre te ujit te pijshem, shenohen shuma marramendese, drejtori i Ujesjellesit, Ferdinand Petrela ka urdheruar per mospagimin mujor te ujit te pijshem, nese konsumatoret familjare nuk kane nje fature. "Askush nga abonentet qe ka kontrate me ne, te mos paguaje detyrimin mujor nese nuk ka nje fature ne dore. Kjo pasi gjate muajve te fundit, jane hasur shume abuzime", ka pohuar drejtori i Ujesjellesit te Tiranes, Ferdinand Petrela. Sipas tij, edhe kur faturat tregojne nje vlere me te ulet nga sa eshte konsumuar, pagesa do te shlyhet ne muajt ne vazhdim. Ne rastet kur prishet sahati apo arketaret ju vulosin librezat pa faturen perkatese, mund te ankoheni ne zyren e vendosur prane Drejtorise se Ujesjellesit ne Rrugen e Dibres.

Masat

Per abuzuesit si familjare ashtu edhe per faturuesit, te cilet kane vendosur shuma te paverteta ne faturat e abonenteve familjare, do te merren masa ndeshkuese. "per ata qe abuzojne me detyren, por edhe per ata qe abuzojne dhe shperdorojne ujin e pijshem, do te merren masa. Per punonjesit, do te jene largimet nga puna kurse per abonentet, ate c'ka parashikon ligji' ka pohuar Petrela. Nga ana tjeter familjaret ankohen per shuma te medha te faturimeve te ujit te pijshem, qe u eshte bere gjate ketyre muajve. "Per mua ishte njelloj sikur te kisha nje lavash, pasi fatura me thote qe kam harxhuar 26 mije leke te vjetra. Por asnjehere nuk shoh nje person qe te vije te me kontrolloje sahatin" thote nje banore e kryeqytetit. E vetmja rruge qe ajo ka zgjedhur, eshte ankesa prane zyrave te Ujesjellesit. S. Isaku


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›