E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejt e n'Shengjin

Enver Hoxha, udheheqesi i dikurshem komunist i Shqiperise ne nje fjalim ne qytetin shqiptar me te afert me kufirin e Kosoves kishte deklaruar se "treni shpejt do ta nxjerr koken ne Kukes". Sipas kronisteve te kohes, kjo deklarate sikur kishte rrite shpresat e kuksianeve se ne Tirane do te shkojne permes udhes se hekurit. Nga ana tjeter, po sipas ketyre kronisteve, disponimi per te investuar drejt krahinave verilindore te vendit, reflekton edhe per relacionet me relaksuese atebote, ndermjet Shqiperise dhe RSFJ-se. Por, kjo kaptine i takon historise dhe raporteve gjeopolitike qe atehere ishin aktuale. Sot ne Ballkan eshte nje harte tjeter dhe nje disponim krejtesisht ndryshe sa i perket bashkepunimit ekonomik.

Po ne kete te kaluar ishte ngjarje e madhe kur rrugeve te Kosoves kalonte ndonje kamion (qe nuk ka 'rikuerc'!) me targa te qyteteve te Shqiperise perplot mallra bujqesore, apo lende per perpunim. Me kete qytetaret krijonin besimin se edhe ne aspektin ekonomik po levizte dicka ndermjet Kosoves dhe shtetit te shqiptareve. Histori te ketilla tashme jane vetem ne kujtesen e me te moshuarve, apo jane zverdhur ne ndonje TV-reportazh te atehershem. Rrethanat e vitit 2009 kane ndryshim esencial me ato te viteve te hekurta. Raportet ekonomike Kosove-Shqiperi jane duke u zhvilluar shume me shpejt, se ato qe mund te quhen integrime rajonale. Pra, nuk eshte fjala vetem per nderlidhje brenda disa sektoreve te ekonomise, por krijimi i kushteve qe ekonomia te funksion si nje teresi, perkatesisht kjo hapesire te perfaqesoje tregun e perbashket te gjashte milione, e me shume konsumatoreve.

Lajmi se operatori kosovar Vala ka marre lejen e qeverise qe te hyje ne nje konsorcium per te fituar licencen e katert te telefonise mobile ne Shqiperi, pastaj ai se perfundimisht pas pese vjetesh ka mundesi qe nje dege e doganave te Kosoves te zhvendoset ne Portin e Shengjinit, por shpimi e tunelit 5,5 kilometersh nga Kalimash ne Thirrez, perkatesisht perfundim i autostrades se shqiptareve, ndertimi i linjes se transmisionit, nisma e punes se "Klan Kosova", jane shume me inkurajuese se deklaratat e politikaneve dhe shume memorandumeve te nenshkruara ne nivel te institucioneve ne Tirane dhe ne Prishtine. Subjektet ekonomike po e gjejne vetveten afer njera -tjetres dhe ky eshte hapi i pare drejt shkrirjes se tyre ne nje trup te vetem. Megjithate, ketu nuk duhet lene vend per emocione dhe deshira, pasi qe interesi i po ketyre subjekteve, por edhe ai i kapitalit do te trasoje rrugen e integrimit funksional.

Renia e Murit te Berlinit, shthurja e RSFJ-se, gati para 20 vjetesh, hapin trasete qe nje pjese e biznesit dhe e kapitalit te Kosoves te stacionohet ne Tirane.

Mirepo, e tera ndodhi ne kohen kur Kosova ishte ne nje okupim te hekurt, kur kufiri ndermjet shqiptareve ishte i pakalueshem edhe per shpezet. Prandaj rruga Prishtine - Tirane ishte shume e gjate. Ne fillim permes Kakavijes, e me vone permes Qafes se Thanes. Kosovaret nuk shkuan me aspirata te medha per te krijuar nje lidhje te fuqishme ekonomike me Tiranen, por esenciale kishin biznesin dhe mbijetesen e njerezve qe kishin mbetur ne Kosove. Disa njerez nga komuniteti i biznesit kishin disponim, entuziazem, por edhe guxim te bartin kapitalin ne nje vend qe ishte buze anarkise. Perkatesisht ne shtetin qe mundohej te krijonte nje rend dhe te ndertonte ekonomine e lire dhe tregun e konkurrences. Zhvillimet e metutjeshme deshmojne se nje numer i madh i tyre u kthyen te zhgenjyer nga Shqiperia. Por, kete duhet marre me rezerve. Nuk ishin vetem vendoret, apo shteti i shqiptareve qe u sollen keq ndaj tyre. Kishte edhe kosovare qe atje shkuan per ta shfrytezuar situaten e krijuar pas renies se komunizmit, ishin te pangopur me perfitime dhe mendonin se pushtetin mund ta blejne me nje mije marka. Por, edhe keto kohera i takojne te historise. Njesoj sikurse edhe fati i "Dardania Bank", bankes se kosovareve, e cila u themelua me para te tre perqindeshit, permes te ciles qarkulluan (disa here edhe u humben) shume para.

Eshte gabimi me i madh, po qe se raportet ndermjet dy shteteve te pavarura, Kosoves dhe Shqiperise veshtrohen nen prizmin e se kaluares, apo permes perjetimeve individuale. Shpesh ne kemi qene te bombarduar me rrefime per pesimet qe kishin biznesmenet kosovare, por gjithmone me nje gjysme storie. Pa ditur edhe anen tjeter. Sado qe edhe ketu mund te kete shumecka te vertete, megjithate nje vit pas pavaresise se Kosoves ekonomia ka marre nje kahje tjeter.

Po ta veshtrojme bashkepunimi vetem permes kembimit tregtar, do te arrijme deri te perfundimet deshperuese. Vjet Kosova ne Shqiperi ka eksportuar mallra ne vlere 21 milione euro, ndersa importi ishte 62 milione euro. Sado qe ne te dy drejtimet ka trende te ngritjes, megjithate ky kembim eshte shume larg nga ai qe Kosova ka me vendet e tjera te rajonit, pa perjashtuar as Serbine. Keto shifra ne fakt ilustrojne nivelin e ulet te zhvillimit ekonomik dhe oferten e dobet te te dyja vendeve per tregun nderkombetar. E kurrsesi nuk duhet pare si mosdashje te bizneseve per bashkepunim. Ky zhvillim dhe kjo oferte duhet te krijohen edhe me angazhime te perbashketa. Me projekte serioze. Por, gjithmone me korrektesi, transparence dhe me kujdes qe ketu mos te futet "mish dhie". Ketu vlen edhe per vullnetin e operatorit Vala, por ajo duhet te jete e kujdesshme se me ke po hyn ne konsorcium. Nderkaq, kur dhe sa do te investoje ne Shqiperi, nuk eshte ndonje fakt per te cilin duhet pasur dyshime. Se fundit ajo atje duhet te investoje qe te krijoje biznes dhe fitime. Qeveria e Kosoves dhe ajo e Shqiperise nuk guxojne te mbyllin syte qe ketu te ndodhe ndonje defekt dhe ta zbehe tere vullnetin per shtrirje dhe per integrim. Tjetra, si do te duket Porti i Shengjinit pas pese vjetesh ? Jo nga aspekti fizik, por si forme e organizimit dhe e funksionimit. Kete vetem mund ta marrim me mend. Po qe se dalin te verteta ato qe thote ministri Ahmet Shala, ketu eshte pika prej nga mund te filloje krijimi i nje unioni doganor. Apo, thene me shkurt, krijimi i nje tregu te perbashket. Ide qe nuk duhet injoruar, per te cilen duhet investuar jo vetem perpjekje ne nivelet shteterore, por edhe para.

Kosova duhet te mendoj se si ta ndihmoje autostraden Morine-Durres. (Tash ajo nje dege duhet ta shtrije edhe per Shengjin). Nese jo me para, se paku ka mundesi qe te marre pergjegjesine qe me energji elektrike pa nderprerje, ta furnizoje Tunelin e Kalimashit. Nuk behet kiameti nese per te ndahen 50 megavat. Posacerisht kur merret parasysh se ky tunel, perkatesisht autostrada, nuk e ka rendesine vetem per plazh e per turizem. Ajo do te jete arteria kryesore per qarkullimin e mallrave drejt Kosoves. Kjo ka rendesine e vecante, meqenese 92 per qind te mallrave qe barten permes transportit detar, vijne permes portit te Tivarit, apo te Selanikut. Pse, ato mos te orientohen kah Shengjini, apo Durresi. Kuptohet, pasi qe te perfundoje autostrada Merdare-Vermice-Kukes-Durres, per te cilen kosovaret po vonohen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›