Uji ne cezmat e Tiranes bakterologjikisht i paster

Tre vitet e fundit uji që shkon në çezmat e qytetarëve të Tiranës është bakterologjikisht i pastër dhe kjo falë rinovimit të rrjetit të shpërndarjes në një pjesë të konsiderueshme të kryeqytetit. Kështu kanë garantuar drejtori i shëndetit publik Mhill Gecaj dhe drejtori i ujësjelles-kanalizimeve Sahit Dollapi ndërsa kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim intensifikimin e kontrolleve të cilësisë së ujit edhe në zonat e populluara vetëm vitet e fundit.
Vitet e fundit janë shtuar edhe pikat nga ku inspektoret sanitarë monitorojnë cilësinë e ujit në kryeqytet, por me nënshkrimin e kësaj marrëveshje drejtoria e shëndetit publik do të nisë kontrollet nga burimi deri në shpërndarje.