Shengjin rreth 200 ndertime pa leje
Mbi 200 ndërtime të ndryshme pa leje në tëe gjithe territorin e komunës së Shëngjinit do të jenë objekt i ndërhyrjes nga inspektoriati ndërtimor urbanistik kombëtar. Sipas kreut të komunës Shëngjin Salvador Kacaj të gjithë këto objekte që ndodhen si në brendësi të qyteti ashtu edhe përgjate brezit të rërës janë evidentuar dhe brenda muajit prill do të vijë edhe prishja e tyre. Kërkesa është paraqitur nga prefekti i Lezhës Pal Dajci gjatë një takimi që pati me kreun e komunës Shëngjin, duke i kërkuar këtij të fundit që t’u vendosë fre ndërtimeve pa kriter, të cilat dëmtojnë këtë zonë turistike.
Kacaj ka garantuar prefektin Dajci se ndërhyrja do të vijë brenda muajit prill, një proces, që sipas tij mund të demtojë disa qytetarë, por që i shërben një objektivi më të madh, siç është kthimi i Shëngjinit në një atraksion turistik me vlera të mëdha.
Rrethime, shtesa të ndryshme, zëniet e hapësirave publike apo dhe ndërtimet në brezin e rërës do të jenë pjesë e ndërhyrjes, që do të kryhet në zonën e Shëngjinit, ndërsa garantohet se pas kësaj ndërhyrje në një kohë rekord do të bëhet edhe largimi i të gjitha mbetjeve inerte, që do të shkaktohen nga ky aksion.