Uji, trefishohet sasia e klorit
Rreziku i epidemive nga ndotja e ujit ka vene ne alarm Ministrine e Shendetesise, e cila ka dhene urdher per trefishimin e sasise se klorit ne depot e ujit nga Ndermarrjet e Ujesjellesit. Nderkohe, nje tjeter keshille e dhene nga ky institucion eshte edhe zierja e tij, ne raste kur dyshohet per ndotje. Keshtu, nese uji qe rrjedh ne cezmen tuaj ka ere, ngjyre, apo shije te keqe, ziejeni perpara se ta perdorni. "Duke pare shperthimin e epidemik ne Polican, por edhe qytetet e tjera, te cilet kane rezultuar me uje jashte parametrave, eshte dhene urdher per rritjen e sasise se klorit. Keshtu, ne te gjithe Shqiperine Drejtorite e Ujesjellesit per periudhen e veres, kur temperaturat jane shume te larta, do te kete trefishim te sasise se klorit", deklaroi dje Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise.
Klorinomi
Duke filluar nga kjo jave, Drejtorite e Ujesjellesve ne rrethe dhe ne kryeqytet jane urdheruar nga Ministria e Shendetesise dhe Drejtoria e Higjienes qe te trefishojne sasine e klorit ne ato zona ku ka probleme. Por, edhe per qytetet e tjera eshte dhene urdher qe te monitorohet cilesia e ujit dhe ne varesi te saj te perdoret edhe sasia e klorit. Kurse, sa i perket Policanit, ka rezultuar se epidemia eshte shkaktuar nga uji i pijshem, i cili ka qene i ndotur. Ky eshte konkluzioni perfundimtar i specialisteve te shendetit publik pas perseritjes se analizave. Megjithate, ata shprehen se tashme uji eshte i paster, pa permbajtje bakteriologjike. "Ne mostrat e feceve nga pacientet, u identifikua qofte ne ISHP, qofte ne Berat, prania e Shigella-flexner e tipit 3, ne me shume se 80 per qind te mostrave. Ekipi i ISHP-se dhe DSHP-se Berat eshte duke marre rregullisht mostra te ujesjellesit. Nga hetimi epidemiologjik, rezulton se mundesite me te medha jane per nje shperthim te shigelozes me natyre hidrike, ku vektor ka qene ujesjellesi i Policanit", eshte shprehur Gazmend Bejtja, drejtor i Shendetit Publik ne Ministrine e Shendetesise.
Masat
Meqenese rreziku i epidemive nga ndotja e ujit eshte shume i larte keto dite, kur temperaturat po shkojne drejt 40 gradeve, Ministria e Shendetesise eshte vene ne gjendje emergjence. Ne listen e dyshimte eshte perfshire edhe kryeqyteti. Nderkohe, me hyrjen e sezonit turistik, me te kercenuara jane zonat turistike, vecanerisht Kavaja e Durresi, ku keshillohet te mos perdoret uji i cezmes. Kurse per Policanin jane marre masa te vecanta, duke dhene keshilla, lidhur me higjienen personale dhe kontrollin e ushqimeve, me qellim nderprerjen e transmetimit te virusit nga personi ne person. "Pas bllokimit te ujesjellesit per 12 ore, te enjten dhe te premten, tashme eshte rekomanduar te mos konsumohet uji i pijshem, deri ne nje vendim te dyte. Nderkohe qe eshte rritur niveli i klorit ne norma emergjencash", eshte shprehur kreu i shendetit publik ne Ministrine e Shendetesise. Per te pasur nen kontroll situaten, perfaqesuesit e MSH-se qe jane ne Polican kane keshilluar te gjithe banoret, qe kane shenja te semundjes, qe te kerkojne ndihme mjekesore. Ndersa te gjithe pacienteve te regjistruar u eshte kerkuar qe te paraqiten here pas here ne qendren shendetesore per te marre mjekimin e pershtatshem me antibiotike. Sipas Bejtes, per Policanin eshte ngritur nje ekip i vecante mjekesh, infermieresh dhe laborantesh nga qyteti i Beratit, per perballimin e rasteve te reja, nese do te kete. Nga epidemia ne Polican u preken rreth 100 persona. Depot e ujesjellesit ndodhen ne nje zone ushtarake dhe pushteti lokal nuk mund te nderhyje, deri ne nje vendim qeverie, per restaurimin e tubacionit.