Bild-Biberaj: Kosova, gati aplikimi ne KE
Ministri i Jashtem suedez, Karl Bildt, deklaroi dje, gjate punimeve te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, qe po zhvillohet ne Strasburg, nga data 23-27 qershor, se "zhvillimi ekonomiko-social i Kosoves eshte nje element shume i rendesishem per ecjen perpara te shtetit te ri, me qellim ruajtjen e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit dhe mosperseritjen e tensioneve politike". Deklarata e Bildt, njekohesisht Kryetar i Komitetit te Ministrave te KE-se, erdhi ne pergjigje te pyetjes se kryetarit te delegacionit shqiptar ne kete Asamble, Aleksander Biberaj. Behet e ditur se Bild, ne fjalen e tij, e ka njohur Asamblene me prioritetet e Presidences suedeze te KE-se, si dhe u eshte pergjigjur pyetjeve te anetareve te saj. Duke folur per Kosoven, Bildt permendi faktin se "deri tani 29 vende anetare te Keshillit te Evropes e kane njohur Kosoven si nje shtet te pavarur. Prezenca nderkombetare ne Kosove eshte shume e rendesishme". Ne pergjigje te pyetjes se bere nga Biberaj, lidhur me anetaresimin e Kosoves ne Keshillin e Evropes, ne menyre diplomatike Bildt u ndal te kushtet qe duhet te plotesoje Kosova lidhur me parimet baze te KE-se. Nder te tjera, ai vecoi krijimin e shtetit ligjor, demokracine ne vend, te drejtat e njeriut dhe vecanerisht mbrojtjen e minoriteteve.