Shefer: Trupat e NATO-s nuk reduktohen
Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Jap de Hop Shefer, konfirmoi ne Prishtine se NATO ka marre persiper te formoje Forcen e Sigurise se Kosoves. Pas vizites ne Kosove, Shefer tha se te gjitha vendet anetare te NATO-s, perfshi edhe ato qe nuk e kane njohur Kosoven e pavarur, do te mbajne trupat e tyre ne Kosove per te garantuar paqen dhe sigurine. Ai theksoi dhe se nuk do te kete ndarje te Kosoves. Sipas tij, ndarja nuk ka qene dhe nuk do te jete opsion i zgjidhjes se problemeve. Shefer shtoi se forcat paqeruajtese, kane mandat te plote te veprojne ndaj cdo kercenimi, ndersa, porositi ata qe kercenojne rendin dhe ligjin se do te perballen me trupat e KFOR-it. "Forcat paqeruajtese, jane ketu dhe do te qendrojne. KFOR-i ka mandat, ka trupa te mjaftueshme qe nenkupton edhe ato rezerve. Ndaj, KFOR-i eshte ketu qe te mbroje si shumicen, ashtu edhe pakicen", paralajmeroi Shefer.