E Shtunë, 31 Tetor 2026

Saranda ne rruge, peshk, midhje dhe karkaleca

Historia e shitjes se produkteve te detit, peshkut, midhjes, karakalecit e gjithefare gjallesash, duket se nuk do te marre fund edhe per kete vit. Tregtimi jashte dyqaneve me kushte jo higjenike duket si nje antireklame per qytetin e Sarandes. Fatkeqesisht shitja e e produkteve detare ne mes te qytetit ne pllakat e trotuareve apo ne pezule e kryqezime eshte e perditshme. Mjafton te besh nje shetitje neper rruget kryesore te qytetit dhe te fiksosh ne memorie dhjetera vende, ku tregtimi behet si qemoti, pa asnje rregull dhe kusht higjienik. Ne afersi te lulishtes kryesore te qytetit, atje ku ndodhet edhe shatervani, eshte nje nga pikat me te njohura te tregtimit te midhjes. Zerat e larte te tregtuesve therrasin me te madhe te gjithe ata qe kalojne, sarandiote apo qytetare shqiptare dhe te huaj. "Hajde midhje, peshk!", eshte refren i perminutshem qe te bezdis, ashtu sic te ngacmon e te vret syte pamja qe krijohet rreth shitesve me kova, legena, shishe plastike bidona e nje tufe gjethesh, qe perdoren per te shtyre tutje insektet. Ajo qe te cudit edhe me teper eshte fakti se me ujin qe mbushin ne shatervanin prane per te lare midhjet.

Tregtimi ne trotuare i midhjes dhe peshkut shume here eshte bere objekt i keshllit te bashkise dhe vet drejtuesve te saj. Pas mbledhjeve dhe raportimit te sherbimit veterinar dhe atyre te mjedisit, mobilizohet policia bashkiake. Jane organizuar me dhjetera aksione per largimin e tregtareve te prodhimeve te detit dhe konfiskuar shume here malli i kanistrave. Por, pas aksioneve, tregu ka rifillluar dhe e njejtja pamje ka shoqeruar sezonin turistik. Arsyet e ketij tregtimi jane te ndryshme. Kryesore mbetet mungesa e nje markatoje te shitjes se peshkut dhe midhjes e perqendruar. Ne disa njesi tregtimi model te ndertuara nga tregtare te peshkut dhe rrites te tij jane te shtrira ne tere qytetin. Po ato jane te pamjaftueshme per vete faktin se tregtimin e peshkut dhe midhjes ne vere e bejne me qindra persona, te cilet e kane kete menyre te vetme jetese. Ne liqenin e Butrintit dhe vijen e gjate bregdetare shkojne per te gjuajtur midhje me qindra punetore, peshkatare dhe te tjere. Ata kerkojne mjedise per shitje, por ne Sarande ato mungojne. Po keshtu, kerkesa per prodhime deti ne nje qytet, ku shume qytetare vijne per te provuar nje pjate midhje apo nje peshk, nuk mud te mos plotesojne shume here nevojat e tyre pa shkuar drejte e te shitesit ambulante. Tatimoret shume here parakalojne para shitesve te trotuareve dhe behen edhe ta bleres te zakonshem. Po bleres jane jo rralle dhe drejtues te instuticiove dhe qytetare, qe edhe pse nje treg i tille u vret syte, nuk bejne asgje per te sensibilizuar opinionin qe te marre fund njehere e pergjithmone nje tregtim i tille pa etike dhe jashte cdo standarti. Nderkohe, papastertine dhe rremujen e ndjejne edhe te huajt. Nje prej tyre, Glisho Ristevski, thote se duhet te behet me teper nga bashkia per plazhin dhe per infrastrukturen. Maqedonasi nga Shkupi gjendet prej 11 ditesh ne Sarande. "Si gjiton, dua te them se Saranda ka disa probleme. Bashkia duhet te vere dore me shume. Plazhet t'i mbushi me rere. Ketu duhen edhe dushet. Pastrimi te jete per cdo sekond. Turizmi do te sjelle shume te ardhura", thote ai.

"Nje familje e ka te veshtire te perballoje koston e pushimeve"

Irena Sena eshte 37 vjece, banuese ne Fier, por ka ardhur me pushime ne qytetin jugor. "Kemi tri dite ne Sarande. Jam me burrin e djalin. Jemi akomoduar te hotel "Republika". Nuk flasim per kushtet ne hotel. Jane te mira. Paster. Kujdesi eshte. Ndihemi mire. Po cmimet jane pertej mundesive tona. 3500 leke nje dhome. Ne kemi pak biznes dhe vijme pak dite. Per portofolin e shqiptareve jane te pamundura pushimet, pasi nuk eshte vetem hoteli. Po edhe ushqimi eshte shume i kripur. Kerkohet pak maturi e me pak makuteri. Kostua duhet pare. Ketu do ta kene fitimin edhe bizneset e turizmit. Mendoj se duhet bere me teper", thote Irena.

"Muzika, deti, dielli eshte trinomi i relaksit"

Genti Xuxi eshte 33 vjec, me profesionin e muzikantit dhe prej kohesh banon ne Sarande. Ai thote se e do detin dhe se i ka munguar. Po gjuha i shkon atje ku i dhemb. "Une mendoj se dikush duhet te marre masa qe plazhi te jete vendi ku jo vetem te shijosh ujin e diellin, por edhe pak muzike. Une jam violinist. Po nje muzike e lehte dhe jo cjerrese mund te emetohet nga skaje te ndryshme. Per kete mundet te bashkeveprjne organet e pushetit, kultura me njeste e tregtimit. Nuk eshte luks te kesh edhe muzike atje ku pushon. Tek e fundit, eshte pjese e jetes muzika. Dhe mundesite jane, pasi ka DJ dhe mund te vendosen edhe ne plazhe. Muzika, deti, dielli. Eshte trinomi i relaksit, shprehet ai.

"Duhet te shmangen papastertite"

Leonard Simaku eshte 33 vjec dhe ka emigruar ne Gjermani. "Kam shtate dite ne Sarande. Kam ardhur drejt nga Gjermania, ku punoj prej vitesh. E kam idhull Saranden. Mendoj se ka probleme. Papastertite duhet te shmangen. Atje ku jetoj une edhe nje pellg me uje mbahet paster. Deti vetepastrohet. Te tjerat t'i pastojme ne. Megjthate, une e dua qytetin e Sarandes. Keto dite bashke me nje mikeshen time do te shijojme bukurite e Butrintit dhe monumenteve te tjera te kultures. Do te shijojme edhe plazhet jashte Sarandes, per te cilat di se jane shume ekzotike dhe ia vlen t'i vizitosh. Shpresoj qe vitin tjeter te behet me shume ne Sarande", perfundon Leonardi.

"Kam ardhur ne Shqiperi vetem per Saranden"

Kerin Zelamke, eshte nga Hanoveri i Gjermanise. 40-vjecarja gjendet ne Sarande per te kaluar disa dite pushime. "Puna ime ne Hanover eshte kameriere. Kam dite qe pushoj ne qytetin e Sarandes. Mua me mungon ne jeten e perditshme deti. E dua qytetin e Sarandes dhe mendoj se jam dashuruar me te. Do me mungoje shume kur te largohem. Une ve re se sherbimi eshte i mire. Edhe ne hotel edhe ne restorante. Jam shume e kenaqur. Ju faleminderit qe me jepni mundesine te them permes gazetes tuaj keto mendime. Eshte bukur ne kete zone, duket kendshem dhe ia vlen te kalohen pushime. Nuk e di ku do ta marre gazeten per ta lexuar...?", thote Kerin.

"Me plazhet po veprohet gabim"

Xhemal Bali eshte 70 vjec, nga te cilat 26 vite i ka bere burg politik. I pyetur per qytetin dhe plazhin, ai eshte shume kritik. "Pastertia eshte nen zero. Ujerat e zeza rrjedhin mbi shkallare dhe ne rruge. Mungojne masat per te bere nje plazh te kendshem. Pastaj plazhet nuk jane me tonat. Kudo te duket se je ne zona te ndaluara. Anonimet, ata qe kane zaptuar plazhet, te servirin nje shezlong ne shkembim te parave. Edhe plazhin duan te na e privatizojne. Une them se keshtu nuk shkon. Plazhet e detin e ka krijuar natyra. E natyra nuk na ka ndare. Ca te fitojne pa punuar e ne te tjeret vetem te paguajme. Besoj se duhet ndryshuar kjo menyre administrimi", kritikon ai.

"Ne plazh ka shume gure dhe pak rere"

Fatmira Alushi eshte 28 vjece, banuese ne Kruje, por qe ka ardhur ne Sarande prej disa ditesh per te bere pushime me familjen. Edhe ajo e ndjen menyren se si funksionon plazhi dhe ndarjen e tij ne zona te zaptuara prej privateve e qe duhen paguar. "Me thane se mund te qendroj ne plazh, por jo para shezlongut. Pas tij, po. Une jam me vajzen per pak ore dhe nuk dua te paguaj. Dua te qendroj drejt ne rere. Po rera eshte e paket. Me poshte ka gure. Vetem deti eshte i paster. Duhet te nderhyhet edhe me plazhin edhe me heqjen e gureve, qe mund te te coptojne kembet. Mendoj se duhet bere me shume per kete zone dhe te mos ndahen plazhet", shprehet Fatmira.

"Nuk eshte e vertete qe ketu s'ka siguri"

Mel Farnbach, eshte nje australiane 60-vjecare, qe prej disa ditesh gjendet ne Sarande. "Vij nga nje udhetim nga shume shtete dhe jam e impresionuar nga qyteti. Bluja ketu te mbin ne sy. Une jetoj ne Australi, jashte Melburnit. Para se te vinim ketu, na keshillonin. "Kujdes, eshte rrezik!". E them me ze te larte edhe permes gazetes. Ka shume siguri. Diten dhe naten. Ndoshta ndodh per konkurrence. Tani te me falni. Po ne vendin tim disa here ne vit vullentarisht dalim ne pastrim te qytetit. Keshtu duhet edhe ketu. Duhet ta reklamoni vleren tuaj dhe t'ua percillni edukaten femijeve per te ardhmen. Jam mahnitur nga pamja dhe situate, ndryshe nga c'me ishte treguar per Shqiperine", thote Mel.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›