Dilaver Bengasi: Në qelitë e hetuesisë zbulova autorët e helmimit të lopëve
( Vijon nga numri i kaluar )
Zoti Dilaver. E mbyllëm intervistën e numrit të kaluar kur Manush Myftiu u befasua nga arrestimet e menjëhershme që ju bëtë në 10 nëntor 1975 në fshatin Baldushk kur s'kishit as një orë që kishit filluar ekzaminimin e situatës së krimit ekonomik që kishte ndodhur në atë fshat në të cilin ishin helmuar lopët e racës holandeze. Madje për kujtesë të dëshmisë, më treguat se zëvendëskryeministri Manush Myftiu kur s'kishte kaluar shumë kohë që kishte ardhur në fshat dhe se kur s'kishte mbaruar akoma së sqaruari me drejtuesit e kooperativës mbi ngjarjen, ai befasisht u ndesh me pamjen e çuditshme kur ju kishit urdhëruar prangosjen e tre vetave të cilët po i hipnit demonstrativisht në makinë. Ai në atë moment, si ka marrë sqarimin tuaj, ju ka këshilluar si të thuash duke thënë që vazhdo arrestimet sikur 100 të shkojë numri i tyre deri në zbardhjen e autorëve të atij krimi makabër. Në vijim doja të dija se si vijoi më tej situata e tensionuar e cila nga çasti në çast po shikoj që bëhej sa më kritike?
Ishte vërtet një situatë tepër e tensionuar dhe shumë mirë u shprehët që nga çasti në çast, ajo sa vinte e bëhej me të vërtetë më kritike. Rëndësia që i kushtonim asaj ngjarjeje për shkakun se ne nuk e vinim në dyshim se kishim të bënim me një grup të mirëorganizuar dhe se vepronte sipas një plani të studiuar na kishte irrituar së tepërmi. Ju thash që në vendngjarje ishte mbledhur gjithë populli dhe gjithkush thoshte mendimin e vet. Aq më shumë që aty kishin ardhur personalitete që nga zëvendës kryeministri Manysh Myftiu dhe deri te Sekretari i Partisë së Tiranës Fadil Lami dhe kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi etj. Tani që të mos përsëris prapë atë që thashë në numrin e kaluar kur s'kishte kaluar as një orë siç e shprehët dhe juve, unë bëra tre arrestime të menjëhershme nisur nga deklarata e doktor Arqile Botit dhe e 18-vjeçares që tregoi dëshminë shokuese që edhe kur pa se lopët po ngordhnin nga ushqimi, brigadieri Agim Akçani urdhëronte të shtohej ushqimi dhe tu jepej ujë. Madje, mjelësja Nadire Shima kishte zell të madh në drejtim të hedhjes së ushqimit pavarësisht se lopët ngordhnin pas kësaj. Po kështu përgatitësi i ushqimit nuk ishte jashtë kësaj meseleje. Prandaj unë në mënyrë tepër të prerë dhe shumë spektakolare dhashë urdhër të arrestoheshim menjëherë këta persona. Ora s'ishte të thash më shumë 10:30 - 11:00 kur unë s'kisha një orë që kisha shkuar. Në këtë kohë pas kësaj, trauma që u krijua se normal arrestimet e tyre i lanë pa gojë njerëzit që s'kuptonin se çfarë ndodhte dhe nuk e mendonin se mund të ishin ata vetë shkaktarët e asaj masakre ekonomike. Pikërisht në këtë çast afrohet tepër i shqetësuar edhe vetë Manush Myftiu i cili më pyet se çfarë po ndodhte.
Unë i thash:
- Shoku Manush. Janë persona të dyshuar. Unë në bazë të ligjit kam të drejtë të bëj arrestim paraprak për të vijuar hetimet mbi ta.
Ai që nuk ishte më pak i shqetësuar pas shpjegimit tim më tha:
- Do të futësh në burg dhe 100 vetë të tjerë vetëm unë dua të zbulosh në mënyrë të padiskutueshme autorët e krimit. I pranishëm në këtë çast ishte drejtori i drejtorisë së punëve të brendshme të Tiranës, Nustret Dautaj.
Po ju si ju përgjigjët?
Unë i thash: Shoku Manush, ju siguroj se së bashku me specialistët dhe ekspertët më të mirë të Hetuesisë nuk do të reshtim sa të gjejmë autorët e saktë të këtij krimi të shëmtuar mbi sakrificën e popullit të tyre.
Dhe si vijoi më tej?
Në vijimësi të punës intensive të shumë strukturave të shtetit, po analizohej situata në stallat e lopëve dhe në të gjithë kooperativën në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme duke dalë përgjegjësia për këdo dhe për çdo gjë. Kështu në këtë kontekst unë thërritem nga strukturat e sigurimit të shtetit të cilët punonin për efekt të tyre situatën, por që bashkëpunonin fuqishëm me hetuesinë, pra në rastin konkret me mua.
Çfarë të thënë ata?
Nga analiza që kishin bërë, ata më udhëzuan të vijoja arrestimet te personat që ata i kishin konstatuar përgjegjës të ngjarjes. Ata analizonin jo vetëm personat e implikuar drejtpërdrejt në situatën e krijuar, por edhe ata që kishin krijuar terren për të vepruar siç vepruan.
Dhe për kë ju thanë?
Më sugjeruan që në mënyrë të menjëhershme të bëja arrestimet e kryetarit të Kooperativës, të sekretarit të byrosë së Partisë dhe të kryetarit të Këshillit të Bashkuar.
I arrestuat?
Absolutisht jo. Njerëzit e sigurimit i motivonin këto arrestime për shpërdorim detyre, por unë nuk isha kurrsesi dakord për një veprim të tillë.
Ku e mbështeste akuzën sigurimi për kryetarin e Kooperativës?
Personat që u arrestuan si brigadieri, si përpunuesi i ushqimit të lopëve dhe si mjelësja e tyre ishin me biografi shumë të keqe për të punuar në vende kyçe ku mund të dëmtonin ekonominë socialiste siç i thonim atëherë. Pra, ata persona që quheshin njerëz të dyshuar të sistemit komunist ishin emëruar në pika kyçe të punës në stallat e lopëve kur aty duheshin njerëz të besuar. Pra, sipas kësaj analize, gjithçka ishte shkaktuar se ishte krijuar terren i përshtatshëm nga drejtuesit kryesor të kooperativës që të tregova më lart.
Sigurimi i kishte studiuar ata njerëz?
Menjëherë pas arrestimit nuk u desh as një orë që seksioni politik i strukturave të sigurimit i cili kishte dërguar njerëzit e vetë aty përpiloi dosjen e posaçme dhe aty specifikoi biografinë e njerëzve të lartpërmendur. Ato m'u bënë të qarta dhe mua.
Kështu brigadieri Agim Akçani, pra siç e shikon ishte bërë brigadier edhe pse kishte një xhaxha të pushkatuar nga partia. Pra ky njeri, kurrsesi nuk duhej të ishte brigadier sepse jepte urdhëra siç dha. Por, për këtë akuzohej kryetari dhe sekretari i Byrosë së Partisë. Përpunuesit të ushqimit, Selman Ballës i kishte vdekur babai në burg politik. Edhe ky sipas ligjeve të kohës nuk duhej të punonte në një vend delikat siç ishte përpunimi i ushqimit. Por, edhe për këtë bëheshin fajtor krerët e kooperativës. Gjithashtu mjelësja Nadire Shima ishte mbesa e të shumënjohurit Ramazan Bali i cili ishte cilësuar kolaboracionist se kishte qenë oficer i fashizmit. Ai kishte qenë një nga njerëzit më aktiv në sulmin e masakrës mbi banorët e pambrojtur të Pezës. Ishte ekzekutuar nga Kajo Karafili. Gjithsesi djali i tij, gjatë kohës së komunizmit ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Pra, kjo mjelësja ishte mbesa e këtij Ramazan Balës që thua ti.
Pra, për këtë lloj biografie të këtyre njerëzve duhej të arrestohej kryetari dhe kuadrot e tjerë kryesor të kooperativës?
Patjetër. Me logjikën e kohës kjo do të thoshte oportunizëm dhe që bije në prehrin e armikut të klasës sepse ju flas gjithmonë me logjikën e sigurimit të atëhershëm. Pra, ata kishin krijuar terren që armiku të vepronte siç edhe veproi. Udhëzimet e kohës nuk e lejonin një fjetje dhe një lloj punësimi të tillë të këtyre njerëzve të dyshimtë. Pra, kryetari i kooperativës dhe sekretari i Byrosë së Partisë si dhe kryetari i Këshillit të Bashkuar, pikërisht për këtë fakt ishin vënë në listë nga njerëzit e sigurimit për tu arrestuar.
Ju thatë se nuk i arrestuat?
Me gjithë interpretimet e sigurimit dhe argumentimet logjike me vigjilencën e kohës, unë nuk pranova të bëja arrestimin e tyre.
Pse?
Sigurisht nisur nga qëllimi i mirë i autoritetit të kryetarit të kooperativës dhe personalitetit të tij për të cilin kisha shumë respekt.
Po pse i kishin lënë në detyra ata elementë kur nuk lejohej?
Po nisur nga natyra e mirë e kryetarit duke menduar të bënte mirë dhe duke bërë si të thuash një sy shurdh dhe një sy qorr. Pra thjesht për të bërë mirë nganjëherë bëje sikur nuk i shikoje. Kështu kishin vepruar ata. Por kur të ndodhte ngjarja pastaj merrej shkaku me themel, prandaj edhe unë mora urdhrin e arrestimit të tyre dhe të përfshiheshin në të gjithë procesin e hetimit.
Po me çfarë preteksti mund ta refuzonit juve?
Unë u thash se refuzoj arrestimin e tyre pasi unë dua tashmë të gjej autorët dhe nuk kam qëllim të merrem me aksesorë të shkakut. Pra, do të merrem me hetimin dhe zbulimin e autorëve të saktë të saj dhe jo me shkaqet. Unë dua ata që helmuan lopët dhe jo kush krijoi terren dhe ata do t'i gjejmë se nuk mund t'i lëmë të lirë kur kanë bërë një veprim të tillë kriminal. Ndërsa sa për njerëz me integritet dhe me reputacion të shkëlqyer në zonë dhe në shoqëri u thoja: Nuk mund të veproj pasi e di shumë mirë se ata nuk kanë as një faj.
Pse juve vetëm i kishit të drejtat e arrestimeve?
Vetëm unë pasi isha hetuesi i çështjes. Pra kisha drejtimin e ekipit të hetimit dhe se të gjitha strukturat e tjera siç po të them rastin e organeve të sigurimit të shtetit ishin ndihmëse të çështjes së hetimit, pra ishim në bashkëpunim rigoroz. Kështu që ishim ne që vendosnim se kush do të arrestohej në interes të zbulimit të krimit sepse neve na kërkohej ajo.
Ju fiksuat emrin e përpunuesit të ushqimit të cilin e arrestuat menjëherë. Kur nuk ishit bindur se ato ngordhën nga zhiva në ushqim?
Këto ishin arrestime paraprake pasi mbi ta do të vazhdonte hetimi dhe në të kundërt pushohej çështja siç ndodhi me rastin e kryeveterinerit dhe veterinerit për të cilat do të të flas më poshtë. Por për sa flisni juve, ishte deklarata profesionale e doktorit të famshëm Arqile Boti i cili i pa lopët dhe i vizitoi me vëmendje dhe dha saktësim të plotë se ngordhja e tyre vinte nga zhiva që u ishte kaluar nëpërmjet ushqimit. Pas tij ishte deklarata se sa të hanin ushqim dhe të pinin ujë, lopët ngordhnin menjëherë gjë që sipas doktorit vinte nga reaksioni i menjëhershëm i zhivës.
Dhe kështu u vërtetua pas ekspertizës së bërë?
Jo vetëm sipas ekspertizës së bërë e cila erdhi nga Kina dhe e çuditshmja ishte se ajo rezultoi saktësisht sipas atyre që kishte thënë Arqile Boti. Por kjo u vërtetua edhe nga dëshmitë e të pandehurve në gjyq të cilët deklaruan publikisht të gjithë skenarin dhe skenën e krimit. Ata deklaruan para trupit gjykues se kishin hedhur zhivë gjatë përpunimit të ushqimit të lopëve. Pra, në fund gjithçka u vërtetua siç tha doktor Arqile Boti.
Këto dëshmi pasqyrohen diku apo jo?
Është dosja hetimore e ngjarjes në fjalë e cila ndodhet e kompletuar me të gjitha dëshmitë dhe të gjithë analizën e saj. Ndërkohë, në të është dosja gjyqësore ku janë pasuruar të plota të gjitha deklaratat dhe të gjitha prononcimet e të pandehurve të cilët kanë deklaruar saktësisht dhe botërisht atë që të thash se ka qenë zhiva e hedhur në ushqim. Këtu nuk ka as një mëdyshje.
Jam kurioz në lidhje me atë kryetarin e Kooperativës së Baldushkut të asaj kohe, sekretarit të Byrosë së Partisë dhe kryetari i Këshillit të Bashkuar të cilët ju nuk pranuat t'i arrestoni kur jua kërkonin një gjë të tillë. Ju kanë qenë mirënjohës për një veprim të tillë?
Nuk e di dhe s'kam qenë i interesuar ndonjë herë të mësoj se a kanë qenë mirënjohës apo jo dhe se a kanë pasur dijeni se unë konkretisht nuk kam pranuar t'i arrestoj nisur nga parimet e mia se e dija që ata nuk kishin gisht në atë punë dhe se ishin padashur fajtorë për shkaqe të tjera që t'i përmenda. Pra dua të të them se unë nuk kam pasur tip që një nder që mund të të bëja mund të të thoja. Nuk më ka interesuar kjo gjë. Në fund të fundit kryetari i kooperativës kishte krijuar respektin tim dhe të gjithë njerëzve dhe kishte personalitet të tillë që nuk duhet të bënim një gabim të tillë edhe pse e kapte ligji. Pastaj ma di apo nuk ma di kjo s'ka fare rëndësi.
Jemi gjithnjë te dita e 10 nëntorit 1975 kur ndodhi ngjarja dhe ju paradite arrestuat tre persona që përmendët më lart ndërkohë që refuzuat të arrestonit njerëz që kishin rol të largët dhe që s'kishin lidhje me autorësinë? Si vijoi më tej ajo ditë aq e tensionuar?
Kur nuk pranuam të merrnim të pandehur personat që ju shpjegova, vijuam më tej me plotësimin e dosjes. Ju kujtoj se punonin të gjithë elementët e strukturave të ndryshme të shtetit që ishin në interes të çështjes në fjalë.
Organet e sigurimit vazhduan insistimin në emra të tjerë dytësor, por që nuk mund mos veproja dot më. Kështu aty rreth orës 12 të natës në vazhdën e hetimeve ne mbështetëm propozimin për arrestimin dhe futëm në burg kryeveterinerin e kooperativës Kiço Nikolla dhe veterinerin e saj Pëllumb Rama. Sigurisht edhe këtu nuk mund të rezistoja pasi në rastin e lopëve ata që prekeshin ishin personat përgjegjës për shëndetin e tyre.
Thatë se ishte propozim i bërë nga sigurimi dhe pranim i sforcuar nga ju arrestimi i Pëllumb Ramës dhe Kiço Nikollës. Në fund të hetimeve dhe të përfundimit të procesit si rezultoi veprimi i tyre?
Pas dy muaj e gjysëm rezultoi se nuk kishin lidhje fare me çështjen pra nuk kishin ndikim dhe veprim të drejtpërdrejtë vetëm disa akuza apo përgjegjësi indirekte për nënvleftësim apo moskorrektësi në zbatimin e detyrave ligjore të tyre kështu që duhej pushuar çështja. I bëra kërkesë të argumentuar prokurorit dhe ata siç të thashë dy muaj e gjysëm më mbrapa dolën nga burgu.
Të nesërmen e punës nga e vijuat funksionimin apo më mirë të them nëse u morët me të ndaluarit?
Patjetër. Të nesërmen unë shkova menjëherë në hetuesi dhe mora në pyetje personat që kisha arrestuar. I mora veç e veç. Por nga rrëfimet e tyre konstatova lehtësisht se ata binin ndesh me rrëfimet e njëri-tjetrit. Dëshmia e Nadire Shimës nuk përputhej me dëshminë e Agim Akcanit apo me atë të Selman Ballës. Pra, shpjegimet jo vetëm ishin të kundërta, por ishin dhe mjaft kontradiktore. Prandaj pas kësaj vendosa tu bëja ballafaqimin. I bashkova të tre në një vend dhe u thash se të tre më keni dhënë dëshmi të kundërta. Nuk di kush më ka gënjyer prandaj ju kërkoj të konsultoheni dhe mua të më jepni versionin e vërtetë se si ka ndodhur saktësisht.
Pra i urdhëruat të bisedonin me njëri -tjetrin apo jo?
Kjo ishte një mënyrë hetimi se s'kishte pse të bisedonin në të vërtetë me njëri-tjetrin pasi secili në qoftë se do të ishte i sinqertë do të tregonte atë që ishte e vërtetë. Por ata nuk tregonin të vërtetën dhe s'kishte kuptim konsulta se i bie që të merreshin vesh që të gënjenin. Por kjo ishte taktikë e imja dhe ata nuk e merrnin me mend se çfarë kisha në plan unë.
Dhe çfarë bëtë?
Në momentin që u thash të konsultoheshin, unë u ktheva kurrizin duke ndenjur në karrige. Në pak çaste u ktheva vrullshëm me një shpejtësi të habitshme dhe kapa njërin që i kishte vënë dorën të hunda shokut duke i bërë shenjë të pushonte, pra të mos tregonte madje edhe duke e shprehur "Mos". Unë në çast i kapa dorën duke i thënë? "Mos" "Pra thua mos?" Kuptohej që ai që i ishte vënë dora kishte vendosur të fliste kur tjetri i kishte vënë dorën të mos fliste. Kjo do të thoshte se ishin tërësisht fajtor prandaj urdhërova menjëherë që të bëhej arrestimi i tyre dhe të kalonin në qeli për të plotësuar dosjen dhe të dilnin në gjyq pasi ai ishte ndalim paraprak si të dyshuar fillestar. Urdhërova menjëherë arrestimin e tyre.
Kanë vijuar më arrestimet e mëtejshme?
Gjatë hetimit dolën emra të tjerë se ai grup doli se ishte shumë i organizuar dhe se bënin mbledhje në vend të fshehtë ku ushtronin veprimet sabotuese që do të kryenin. Kështu numri i arrestimeve arriti në 8 persona ku dy prej tyre u ekzekutuan në zonën e Linzës pasi u dënuan me pushkatim. Njëri prej tyre që do t'ju flas në numrin e ardhshëm u gjend se kishte guxuar të shkruante një letër kërcënimi për Enver Hoxhën ku i thoshte se "si e keni nisur do të hani koqen e ullirit". Pra do të sabotohej. Dhe këtë person sipas shkrimit e kam zbuluar unë ku e kam marrë për ballafaqim me letrën në orët e mesnatës ku bëra dhe arrestimin e tij dhe që rezultoi pjesëtar aktiv i grupit të famshëm që helmuan bagëti dhe gjë të gjallë dhe sot bërtasin për demokraci.
(Vijon nesër)