E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjena, qyteti me standardin më të lartë të jetesës në botë

Një studim i ri nga grupi Mercer, një firmë konsulence që radhit qytetet kryesore të botës, ka vënë Vienën e Austrisë si vendin me standardin më të mirë të jetesës.

Anketa e Mercer-it, Cilësia e Jetës 2011, dominohet nga qytetet evropiane, me katër në pesë vendet e para. Zyrihu i Zvicrës radhitet i dyti i pasuar nga Auckland i Zelandës së Re dhe qytetet gjermane të Mynihut dhe Dyseldorfit. Qytetet evropiane janë në më shumë se gjysmën e 25 vendeve të para.

Anketa mbulon më shumë se 200 qytete dhe rendit kushtet e jetesës në 10 kategori: klima politike dhe sociale, klima ekonomike, ajo social-kulturore, kushtet mjekësore dhe shëndetësore, shkollat dhe edukimi, ambienti natyror, shërbimet publike dhe transporti, mallrat e konsumit dhe strehimi.

Mercer e kryen anketën vjetore për të ndihmuar qeveritë dhe kompanitë shumëkombëshe të kompensojnë në mënyrë të drejtë punonjësit e tyre kur dërgohen me punë në vende të huaja.

Qyteti amerikan i Honolulusë në Hawai, radhitet I 29-ti në listë ndërsa Bagdadi i Irakut është në vendin e fundit si për cilësinë e jetës ashtu edhe për sigurinë personale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›