E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani mungon një muaj

Samir Ujkani do të mungojë një muaj, pas incidentit që pati në ndeshje me Bolognan, ku u përplas me një bashkëlojtar. Portieri kosovar, të dielën i është nënshtruar një operimi në hundë dhe në mollëz, ku i janë vendosur katër pllaka titani.

Përfaqësuesi shqiptar e ka kaluar natën në spitalin kryesor të Novarës, ndërsa gjendja e tij është më mirë. Sipas mediave italiane, Ujkani do të mbetet në spital deri të mërkurën. Kontrollimet e bëra të hënën kanë evidentuar se 23 vjeçari do të mbetet jashtë fushës së blertë për 30-40 ditë, para se të fillojë të ushtrojë me mbrojtëset e nevojshme.

Ujkani i ka humbur katër dhëmbë dhe e ka thyer hundën, pas një incidenti të tmerrshëm. Portieri i Novarës pati një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin Michel Morganella, në humbjen 2:0 nga Bologna, në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit italian, Serie A. Ngjarja ndodhi kah fundi i pjesës së parë, ndërsa ish portieri i Anderlechtit dhe i Palermos, e cila e mban gjysmën e kartonit të tij, u transportua me urgjencë në spital.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›