E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kënaqur me sezonin e parë

Valdet Rama është i kënaqur me sezonin e parë në Suedi. Sulmuesi kosovar ka realizuar tetë gola këtë sezon në Allsvenskan me Orebron, ku ishte transferuar nga Hannoveri, vitin e kaluar.

“Ndoshta kam mundur të bëj më shumë. por, 8 gola në sezonin e parë janë mjaft, jam i kënaqur. Ka ende kohë që të përmirësohem në sezonin e ardhshëm”, deklaroi 24-vjeçari për uebfaqen suedeze, na.se.

Përfaqësuesi kosovar ka konfirmuar se do të qëndrojë ende në kampionatin suedez, ku ndihet mjaft mirë.

“Po, do të mbetem në Orebro, kam kontratë edhe për sezonin e ardhshëm. Dua të rri këtu dhe të bëj edhe më shumë, të shënoj më shumë gola. Shpresoj që të kem një fazë përgatitore të mirë, për ta arritur qëllimin. Por, së pari dëshiroj të luaj mirë në tri ndeshjet që kanë mbetur këtë vjeshtë”, vazhdoi Rama, i cili shpreson që Orebro t’i fitojë ndeshjet e fundit, për ta mbyllur sa më mirë kampionatin.

Derisa Rama është golashënuesi më i mirë i Orebros me 8 gola, sulmuesi tjetër kosovar, Kushtrim Lushtaku, pjesë e këtij ekipi, ka realizuar tre gola deri tash.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›