Ujkani ne serine A
Tashmë ka përfunduar dhe festa ka vazhduar gjithë natën mes të dielës dhe ditës së sotme. Samir Ujkani është një futbollist shqiptar në Serinë A. Ndeshja e dytë finale e plej ofit në Serinë B u fitua 2-0 nga skuadra e tij, Novara, në dëm të Padovës, ndërsa takimi i parë kishte përfunduar 0-0.
Për Novarën do të kishte bërë punë edhe barazimi, pasi rregullorja vlerëson përballjet direkte gjatë fazës së rregullt të sezonit.
Gonzales kaloi në epërsi skuadrën e tij me goditje dënimi pasi Dal Kanto ishte përjashtuar me karton të kuq, ndërsa Ujkani ishte si gjithnjë i gatshëm duke dhënë kontributin e tij me dy pritje shpëtuese përballë lojtarëve kundërshtarë. Në ndonjë rast, shqiptari nga Kosova pati edhe fat kur Padova gaboi nga fare pranë, por gjithsesi ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë. Në pjesën e dytë, suksesi 2-0 u fiksua nga
Rigoni dhe kështu Novara mund të festojë rikthimin në Serinë A pas plot 55 vjetësh, pra pas më shumë se gjysmë shekulli. Festa ishte e merituar në stadiumin me emrin e madh “Silvio Piola”, por lajmet e tregut të futbollit tregojnë se e ardhmja e Ujkanit nuk është e sigurt. Sampdoria e kërkon në Serinë B, por ai mbetet lojtar i Palermos dhe Novarës, që zotërojnë nga 50 për qind të kartonit.