E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo thotë adios

Nga Express më 13 qershor 2011 në ora 14:04

Martin Palermo i tha lamtumirë stadiumit Bombonera të skuadrës së tij Boca Juniors të dielën, duke zhvilluar ndeshjen e tij të fundit në fushën, ku bëri emër si futbollist.

37 vjeçari Palermo u përshëndet nga tifozët, të cilët shpalosën transparente që shkruante: “Faleminderit Martin!” dhe “Palermo 9 – Përgjithmonë mirënjohës”.

Boca Juniors barazoi 1-1 me Banfieldin duke u ngritur në kuotën e 27 pikëve në renditjen e kampionatit Clausura para ndeshjes me Gimnasian.

Nicolas Colazo shënoi golin për Bocan në minutën e 47-të, ndërsa Facundo Farreyra barazoi në të 84-ën.

“Ka shumë gjëra që më sillen në kokë. Dua t’ju falënderohem të gjithëve për gjithë dashurinë, për të gjitha vitet që kemi kaluar së bashku, fitoret dhe hidhërimet”, tha Palermo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›