Ujkani refuzon Sampdorian: Dua të luaj në Serinë A
TIRANE-Samir Ujkani ka qenë një nga heronjtë e Novarës, që të dielën në mbrëmje siguroi ngjitjen në Serinë A, duke mundur 2-0 Padovën. Pas ndeshjes, portieri i kombëtares shqiptare ka hedhur poshtë zërat për një kalim të tij te Sampdoria, ku është tashmë ish-drejtori sportiv i Novarës, Sensibile. “Nuk di asgjë për merkaton, - tha Ujkani. – Nëse dikush më do, duhet të flasë në fillim me klubin, pasi gjysma e kartonit tim i përket Palermos. Gjithsesi, dua të luaj në Serinë A”, shtoi gardiani kuqezi. Në lidhje me ngjitjen në Serinë A pas 55 vjetësh, Novarës i ka shkuar një mesazh edhe nga Mishel Platini, presidenti i UEFA-s, i cili origjinën e largët e ka pikërisht nga ky qytet. “Do të vij t’ju shoh”, ka thënë kreu i futbollit europian.
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)