E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis vaksinimi kundër brucelozës

Fushata ka nisur nga Berati, një nga zonat me më shumë përhapje të kësaj sëmundjeje.

“Fushat që fillojmë sot është një nga më të rëndësishmet për ministrinë e Bujqësisë, për fermerët, për konsumatorët dhe për ekonominë e vendit. Është një veprimtari që për rëndësinë që ka financohet nga Bashkimi Evropian dhe qeveria shqiptare, konkretisht me rreth 5.7 milionë euro dhe 1.8 milionë euro nga buxheti i shtetit. E rëndësishme është që këtë proces, gjatë këtij vitit e zbatojmë në një model të ri, model të mbështetur në të dhëna të sakta dhe në bazë të një regjistri dixhital të fermave në Shqipëri. Është një fushatë që ndikon në shëndetin e të gjithëve ne që tregon qartë progresin e bërë në fushën e konkurueshmërisë”, tha zëvendësministri Tokli Thomai.

 Fushata e quajtur “Një Pikë në Sy” do të zgjasë 45 ditë dhe një ekip prej 750 veterinerësh do të angazhohen për të vaksinuar rreth 2.5 milion dele e dhi si edhe rreth 85 mijë mbajtës të kafshëve dhe persona të tjerë të lidhur drejtpërdrejt apo tërthorazi me to. 

Studimet kanë treguar se në Shqipëri bruceloza te delet dhe dhitë është e pranishme në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe është e përhapur nga jugu i Shqipërisë në rajonin qendror dhe atë verior përgjatë viteve të fundit. Për shkak të lëvizjes së pa kontrolluar të kafshëve sëmundja është përhapur nga zonat e infektuara në zona të pa infektuara.

Bakteri brucela melitensis është shumë i përhapur në vendet e Mesdheut dhe shkakton sëmundje të rënda edhe te njerëzit dhe është e njohur dhe ndryshe si ethet e Maltës, ethet e Gjibraltarit apo ethet e Mesdheut.  /Start/

                                                                                             2012-04-25 14:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›