E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trazira mes budistëve dhe myslimanëve në Birmani

Kombet e Bashkuara kanë nisur të evakuojnë personelin nga baza e tyre në rajonin Rakhin të Birmanisë, për shkak të trazirave vdekjeprurëse ndërmjet budistëve dhe myslimanëve.

Përfaqësuesi i OKB-së në Jangon, Ashok Nigam, ka thënë se mbi 40 punonjës me familjet e tyre kanë lënë zonën.

Qeveria e Birmanisë të dielën ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Rakhin, pas vrasjes së 7 personave dhe plagosjes së 20 të tjerëve.

Rakhini është i populluar me shumicë budiste dhe me myslimanë, përfshirë edhe rohingët – një popull ky pa shtet, që nga Kombet e Bashkuara shihet si një ndër minoritetet më të persekutuar në botë.

Qeveria e Birmanisë i konsideron rohingët si të huaj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›