E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ukraina plotëson pyetësorin për marrjen e statusit kandidat për në BE

Qeveria e Ukrainës ka plotësuar pyetësorin për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE. Këtë e ka bërë të ditur Igor Zhovkva, numri dy i Byrosë. 

“Tani presim një rekomandim pozitiv nga Komisioni dhe më pas topi do t’u kalojë shteteve snëtare. Një takim i Këshillit Evropian do të mbahet në qershor, ku ne presim që Ukraina të marrë statusin e kandidatit,” tha ai. 

Sa i përket bisedimeve të pranimit, Zhovkva bëri thirrje për “një procedurë të përshpejtuar”. “Ne nuk mund të përballojmë 10-15-20 vjet negociata. Shumica e vendeve anëtare na mbështesin”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›