Ukrainë, jep dorëheqje ministri i Financave

Ministri i Financave i Ukrainës ka dhënë dorëheqje, pas kritikave të presidentit Viktor Janukoviç për buxhetin dhe “perspektivën e errët ekonomike”.
Fedir Jaroshenko nuk ka dhënë ndonjë arsye për largimin e tij, ndërsa Janukoviç ka emëruar menjëherë në postin e kreut të financave Valeri Khoroshkovskin. Ky i fundit ka shërbyer si ministër i Ekonomisë në periudhën 2002-2004.
Ukraina, ekonomia e së cilës varet shumë nga transportimi i gazit të Rusisë drejt Perëndimit, nuk ka mundur të bie dakort me shtetin rus për çmim më të ulët të tij.
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ashtu ka ngrirë paketën e ndihmës për të, në vlerë prej 15 miliardë dollarë.