Deputetët e PE: Shulc të vizitojë Timoshenkon
Deputetët e Parlamentit Evropian, në vazhdimësinë e punës së tyre për lirimin e ish-kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, kanë dënuar sërish kushtet e burgut në të cilin ndodhet ajo.
Ata gjithashtu kanë kërkuar nga kryetari i sapozgjedhur i PE-së, Martin Shulc, në udhëtimin e parë zyrtar të tij të vizitojë Timoshenkon.
Timoshenko është dënuar në tetor me shtatë vjet heqje lirie, për shkak të “shpërdorimit me detyrën zyrtare”.
Më 30 dhjetor është transferuar në një burg në lindje të Ukrainës dhe tani ndodhet në një qeli të vëzhguar 24 orë nga kamerat.
Dënimi i saj është kritikuar nga përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimi Evropian, duke thënë se ai ka të bëjë me qëllime politike.