E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia bllokon filmin anti-islamik në internet

Pas shumë vendeve të tjera myslimane edhe Turqia ka vendosur të bllokojë publikimin e filmit anti-islamik në internet.
 

Urdhri i lëshuar nga gjykata, erdhi një ditë, pasi kryeministri Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar zyrtarët që të gjejnë mënyra për të parandaluar publikimin e filmit “Pafajësia e Myslimanëve”, e cila ka shkaktuar zemërimin e myslimanëve në shumë vende të botës dhe nisjen e protestave të dhunshme.

Ministria për komunikacionit në Turqi tha se ka kërkuar nga Google Inc dhe YouTube që ta heqin videon. Dhjetëra njerëz, përfshirë ambasadorin e SHBA-së në Libi, janë vrarë në dhunën e shkaktuar në protestat kundër filmit.

Kreyministri turk Erdogani ka kritikuar vendet perëndimore që nuk kanë ndërmarrë hapa për të parandaluar fyerjet ndaj vlerave islamike, por gjithashtu ka kritikuar protestat e dhunshme kundër të filmit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›