E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish kryeministri drejton opozitën japoneze

Ish kryeministri Shinzo Abe është zgjedhur kryetar i partisë kryesore opozitare të Japonisë, një pozicion që mund ta vendosë atë në radhë për t`u bërë kryeministri i ardhshëm i vendit, nëse partia e tij i fiton zgjedhjet e ardhshme.

Abe u zgjodh lider i Partisë Liberale Demokratike (LDP) në një votim balotazh.

Sondazhet sugjerojnë se LDP-ja konservatore, e cila u rrëzua në vitin 2009, pasi mbante pushtetin për pothuajse 50 vjet, do të fitojë në zgjedhjet për dhomën e ulët të parlamentit, të cilat do të mbahen brenda disa muajsh.

Abe konsiderohet si një nacionalist që i ka bërë thirrje Japonisë të ndërmarrë një qëndrim më të ashpër në kontestet territoriale të saj me Kinën dhe Korenë e Jugut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›