Ukrainë, Kuvendi rrëzon projektligjin për shpifjen

Kuvendi i Ukraines rrezoi një projojektligj, i cili do të kriminalizonte shpifjen. Vendimi erdhi pas protestave të shumta në Ukrainë nga gazetarët dhe aktivistët e mediave.
Projektligji, i cili përkrahej nga partia në pushtet, më herët ishte aprovuar paraprakisht nga Parlamenti. Në përmbajtje ai parashikonte forcim të dënimit për shpifje, përfshirë dënimin me burg deri në pesë vjet.
Edhe ndërkombëtarët kishin kërkuar nga ligjvënësit ukrainas të kundërshtojnë ligjin që kriminalizon shpifjen. “Reporterët pa Kufij” kanë thënë se “ligji mund të kërcënojë vetë ekzistencën e gazetarisë së pavarur”.
Përfaqësuesja për media e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po ashtu ka shprehur shqetësim për ligjin.
Dunja Mijatoviç është shprehur se “kriminalizimi i fjalës do të thotë mbytje e debatit dhe mbrojtje e zyrtarëve publikë nga kritikat”.
Mbikëqyrësit thonë se liria e mediave në Ukrainë është e cenueshme që nga zgjedhja e presidentit Viktor Janukoviç, dy vjet më parë.