Nesër dita e madhe, Obama-Romney në të parin debat publik

Në 5 javët e fundit të fushatës zgjedhore presidenciale, Presidenti Barak Obama dhe rivali i tij, ish-guvernatori i Massachusettsit Mitt Romney janë përqëndruar në të ashtuquajturat "shtetet fushëbeteje", aty ku pritet edhe të vendoset për zgjedhjet. Një nga këto shtete është Virginia, ku Presidenti Obama fitoi 4 vjet më parë. Ashtu sic ndodhi në vitin 2008, Virxhinia është përsëri një shtet fushëbetejë, që mund të ndikojë rezultatet e zgjedhjeve më 6 nëntor. Itensiteti kundër-Obama mes konservatorëve duket se balancohet me mbështetjen për presidentin në qytetet si Charlottesville, qendra e Universitetit të Virxhinias. Kampusi është një bazë për fushatën Obama dhe vullnetarët janë të impenjuar me përpjekjet për të regjistruar studentë përpara zgjedhjeve.
Përkrahësit e zotit Obama kanë një kryesim të vogël në Virxhinia, thotë Kyle Kondik i Qendrës për Politika në Universitetin e Virxhinias. Katër vjet më parë, Barak Obama bëri histori në Virxhinia, kur ai u bë i pari kandidat demokrat për president të fitojë në këtë shtet që nga viti 1964 me fitoren e presidentit Lyndon Johnson.Kandidati republikan për president amerikan, Mitt Romney, ka arritur në Kolorado për debatin e parë me presidentin Barack Obama, në kohën kur hulumtimet e opinionit tregojnë se presidenti po udhëheq.
Në një fjalim para votuesve në Colorado, Romney, e kritikoi presidentin në fushën e politikës së jashtme. Këshilltarët e tij thonë se forcimi i kritikës në politikën e jashtme e ka qëllimin për të treguar se do të jet më keq për vendin nëse Obama zgjedhet edhe për një mandat.
Fushata e presidentit Barack Obama i ka vlerësuar si “jokoherente” qëndrimet e Romney në politikën e jashtme. Para debatit të 3 tetorit, Barack Obama, po përgatitet në një resort pushimi në Nevada.