Ukrainë, Timoshenko fillon grevë urie në burg

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse e lajmeve “Rapsi”, e cila citon avokatin të ketë thënë se Timoshenko tani pi vetëm ujë.
Ish-kryeministrja ishte dënuar me shtatë vite burg në tetor të vitit 2011 për abuzim me pushtetin kur kishte nënshkruar një kontratë mes “Naftogaz”-it të Ukrainës dhe “Gazprom”-it rus në vitin 2009.
Gjykata e distriktit të Kharkivit mori një tjetër padi kundër Timoshenkos në fund të marsit. Padia ka të bëjë me aktivitet e saj gjatë kohës që drejtonte “Sistemin e Bashkuar Energjetik” të Ukrainës. Ajo akuzohet për operacione të paligjshme financiare.
Seancat e para për këtë çështje filluan me 19 prill.
Ajo i mohon të gjitha akuzat teksa pretendon se të gjithë janë politikisht të motivuara.
/Start/F. Prroni/
2012-04-24 16:27