E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Shqipëria u "çlirua" nga skafo-republika

Sipas selisë blu, ironia e Ramës për turizmin etnik, tregon mosmirënjohjen e tij nga shqiptarëve jashtë kufirit shtetëror.

“Ne jemi krenarë me ta dhe shumë mirënjohës për zgjedhjen që i bëjnë Shqipërisë për të kaluar pushimet dhe i sigurojmë se do të bëjmë edhe më shumë për t’i kënaqur sa më shumë ata. Partia Demokratike gjithashtu i kujton zotit Rama se nga 300 mijë turistë dhe vizitorë që erdhën në Shqipëri në vitin 2004, vitin që kaloi vendi priti mbi 4 milionë turistë dhe vizitorë dhe se miliona prej tyre vinin nga dhjetra vende të të gjitha kontinenteve të botës. Kjo sepse Shqipëria pavarësisht nga balta dhe pluhuri që hidhni çdo ditë mbi të, është shpallur çdo vit nga agjencitë turistike më prestigjioze, si destinacioni turistik kryesor i planetit”, tha zëdhënësja Silvi Bardhi.

Ajo shtoi se nga 300 mijë në vitin 2004 në mbi 4 milionë në vitin 2011, “ndodhi pikërisht në vitet në të cilat kjo mazhorancë e shndërroi Shqipërinë nga Skafo-Republikë Socialiste, në të bukurën e dheut – Destinacionin kryesor turistik të botës”. /Start/

                                                                                             2012-04-24 17:18
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›