E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, arrestohet ish ministri i brendshëm

Ish ministri i brendshëm i Ukrainës është arrestuar në kuadër të hetimeve kundër ish kryeministres Julia Timoshenko.

Juri Lutsenko u arrestua nga të paktën 10 pjesëtarë të forcave speciale.

Zëdhënësja e tij tha se LUtsenko, ish udhëheqës i Revolucionit të Portokalltë, po mbahet nga shërbimi i sigurimit.

Muajin e kaluar, zyrtarët thanë se Lutsenko, 46 vjeç, akuzohet për përvehtësimin e pronës shtetërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›