Zyrtari afgan akuzon NATO-n për bastisjen

Afganistani ka akuzuar forcat e koalicionit se kanë shkelur marrëveshjen e sigurisë, pasi trupat ndërkombëtare bastisën një kompani private të sigurisë dhe vranë dy roje.
Ministri i brendshëm, Zemarai Bashari, tha se është pezulluar një gjeneral i policisë afgane, i cili kishte asistuar gjatë operacionit që u zhvillua të premten.
Gjatë dy viteve të kaluara, forcat afgane të sigurisë e kanë pasur kontrollin në Kabul, dhe të gjitha operacionet e NATO-s në kryeqytet duhet të miratohen nga qeveria.