Rritet tensioni në Gaza, dy të vrarë

Palestinezët hodhën dy raketa në Izrael, njoftojnë ushtarakët, pak orë pasi Izraeli sulmoi me avionë Gazën, duke vrarë dy persona.
Ushtria Izraeli theksoi se dy persona po përpiqeshin të hidhnin lëndë plasëse në territorin izraelit.
Pak ditë më parë një zyrtar i lartë izraelit paralajmëroi se një luftë e re ishte “thjesht çështje kohe”.
Dhuna vjen vetëm një ditë para përvjetorit të dytë të fillimit të sulmeve izraelite kundër Gazës në vitin 2008.
Gjatë këtyre përleshjeve humbën jetën 1 300 palestinezë, mes të cilëve shumë fëmijë si dhe 13 izraelitë.