E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Ndryshimet kushtetuese ndryshuan sjelljen brenda partive

Intervista e gazetares Ilva Tares me Presidentin e Republikws Bamir Topi.


A besoni se Viti 96, ishte viti më mirë për të hyrë në politikë?” Ishte moment ku PD mendonte të integronte njerëz profesionistë, deputetët që ishin në 96-tën ishin cilësorë. Ishin njerëz luajalë në atë forcë politike,jo të fokusuar pas interesave personalë. Kam vlerësim për kolegët e mi pavarsisht situatave politike.”


Viti 2005 ndonëse i suksesshëm për ju, ju la kabinetit, pse? Kam pas disa oferta për të qenë pjesë e kabinetit por preferova të jem kryetar i grupit parlamentar në mazhorancë. Kam kujtimet më të mira në këtë drejtim. Asnjëherë s`kam kërkuar post dhe vetë posti i presidentit ka qenë një ofertë nga kryeministri Sali Berisha.

Zgjedhja e juaj si president ishte një marrëveshje Nano-Berisha?
Ishte zgjidhje jo në favor të Bamir Topit por një shmangie krize për vendin. Ky proçes ka qenë i rregullt.


Ku ishte pika e thyerjes Topi-Berisha-Topalli? Momenti I ndryshimeve kushtetuese 2008 është momenti ku filloi ftohja. Deputetët ju futën një lloj ndryshimesh në Kushtetutë pa konsultimin e Kreut të Shtetit, duke u atakuar me institucionin e Presidentit. Kam reaguar publikisht gjatë asaj kohe.

Ju vjen keq që partia Demokratike ju ka sulmuar kohët e fundit? Normal që ndjej keqardhje pasi reagime të tilla janë shfaqur në debate publike. Por ajo cfarë më shqetson më tepër është mungesa e theksuar e komunikimit dhe fjalorit të ashpër dhe fyes. Mungesa ime në festimet e PD ishte si arsye e rrethanave.


Si shpjegohen afrimet dhe largimet tuaja me Berishën dhe Ramën? Shpesh politika ka lojëra dhe mllefe. Politika është dinamike por duhet të ketë koherencë dhe arsye të ftohtë. Secili flet për pozicionin e tij,unë nuk kam fyer kundërshtarët. Debatet politike nuk janë për aktorët, publiku është në gjëndje të analizojë.

A mun të bënit më tepër për kontestimet e dy palë zgjedhjeve gjatë mandatit tuaj? Nuk kam përgjegjësi. Përgjegjës janë aktorët politikë, me ndryshimet që bënë me përfaqsuesit në Komisioni Zgjedhor. Nuk mund të ketë ekuivalencë me numër tek, ose ai përfaqsues duhëet të jetë përtej politikës. Vuajtën pasojat e asaj që krijuan vetë. Kolegji Zgjedhor organizëm i krijuar me ligj por ka mungesë besimi në drejtim të tyre.

Cfarë sistemi elektoral është më funksional? Nuk më lejohet në këtë pozicion të shprehem, ju takon partive parlamentare. Shpresoj ta ndërtojnë në kohë. Nuk ka pasur ndonjëherë ligj të keq por implementim të keq. Shresoj se politika do ta shohë me seriozitet kësaj radhe çështjen e zgjedhjeve

A ka pasur një ndërmjetsim indirekt tuajin me Berishën për një post MIinistri për 2013?
Unë jam i hapur, nuk ka pasur dicka të tillë. Këto janë muhabete kafesh, unë nuk frekuentoj diçka të tillë.


Roli juaj në ngjarjet e 21 janarit? Kam bërë thirrje publike për qetësim gjakrash në momentin e shpërthimit kur situata politike ishte shumë e tensionuar, ka pasur një koherencë të ngjarjeve. Drejtësia po merret me këtë çështje dhe uroj të vihet drejtësi.


A ka orvatje për pengimin e Prokurorisë lidhur me çështjen? Kjo është faktuar nga vetë ky institucion dhe ne duhet ta besojmë atë.

 vijon.............

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›