E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, ish-kryeministrja Timoshenko nën hetim

Timoshenko, aktualisht liderja kryesore e opozitës, është paralajmëruar të mos largohet nga kryeqyteti i vendit.

Ajo thekson se akuzohet se paratë e akorduara për projekte ambientaliste i ka shpërndarë në fonde për pensionet.
Timoshenko, e cila humbi pushtetin në mars, theksoi se hetimi ishte i motivuar politikisht.

“Terrori kundër opozitës vazhdon”, deklaroi Julia Timoshenko në një komunikatë. “Unë sapo mora vesh nga një hetues se një hetim kriminal është hapur ndaj meje,  ngase supozohet se paratë për ekologjinë janë drejtuar në pensione”./Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-15 17:30
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›